“E bukura shndrit gjithcka, cdo qelizë gjallese, e përtrin, e bën të gjallë e të kandshme me vetvehten”

0
Shkruan Liljana Qeraxhia*, mjeke familje
Një tingull, një këngë, një peisazh, një lule e bukur, lindja e një fëmije, një individ i kthyer në jetë, të bëjnë të jetosh me ëndrrën më të bukur. Truri është ai që shndrit e rrezaton një dritë në formë të valëve që përthitthen e përplasen në cdo qënie të gjallë. Truri kjo enigmë e madhe, ka nisur të zbulohet hap pas hapi, nga shkenca të tilla si psikologjia, neuroshkenca, shkencat kompjuterike, si dhe shkencat humane, ku sëbashku formojnë bashkësinë e të ashtuquajturave shkencat konjitive. Neurotransmetuesi dopamine përfshihet pjesërisht në shpërthimin e ndjenjave të këndshme që mund të clirohet në zona të caktuara, në përgjigje të muzikës, bazuar në mekanizmat fizikë, mendorë, si dhe estetikë, duke nxitur emocione dhe duke përmirësuar gjendjen shpirtërore e duke ndikuar në forcimin e personalitetit të dëgjuesit.
Për këtë arësye muzika është e aftë, të trajtojë dhe mjekojë crregullime neurologjike dhe psikologjike si dhimbje kronike, ankth, depresion etj. Me metodat e ndryshme shkencore imazherike si rezonanca magnetike e trurit është zbuluar se përmbjatja specifike e tingullit të një kitare apo zërit njerëzorë mund të dallohen, gjatë aktivitetit të trurit në zona funksionale të vecanta në pëpunimin e informacionit muzikor që ndodhen në sipërfaqen e trurit, si dhe në zonat e thella të tij. Është provuar që edhe në zonat e thella subkortikale të trurit të cilat supozoheshin se anashkalojnë mendimin e vetëdijshmëm, u pa që bërthamat subkortikale genikulare në thalamus, vermin anterior të cerebelumit , ishin përfshirë në rregullimin e lëvizjeve gjatë vallëzimit.
Nga valltarët tek muzikantët aktiviteti i trurit është më mbizotërues në hemisferën e majtë të kortekstit frontal, si dhe në hemisferën e majtë të kortekstit auditor. Në vitin 1981 duke përdorur EEG u zbulua që korteksti i dëgjimit njerëzor, aktivizohet ndryshe në përgjigje të toneve të ndryshme. Në vitin 2003 rezonanca magnetike zbuloi se shkallët e informacionit auditor përpunohen në dy rryma, ku njera prej tyre është ventrale abdominale, e cila shkon në drejtim të trurit të përparëm, si dhe tjetra dorsale, e cila shkon në mesin e sipërm të trurit.
Muzikoterapia, shfaqet në këtë rast, si ushqim i shpirtit dhe mendjes, ndër të cilat kjo energji shpaloset nga artistët me anë të krijimeve artistike. Në këtë kontekst mund të përmendim, disa nga artistët shqiptarë e më gjërë, ku kjo ernergji artistike është shfaqur në formën më të pastër të mundshme. Këtu duhet të përmendim, Prenkë Jakova, Pjetër Gaci, Mentor Xhemali, Bik Ndoja, Marie Kraja, Mark Kaftalli, Tish Daija, Lucie Miloti, Ibrahim Tukiqi, Inva Mula, Ramë Lahaj, etj, etj. Ndër artistët ndërkombëtar klasikët Pavaroti, Domingo, Carreras, këngëtarët pop Michael Jackson, Bittels, Rrolling Stones etj, etj. Muzikologjia konjitive pret përgjigje, cfarë e dallon muzikën nga tingujt e tjerë?! Liljana Ndoja e bija e këngëtarit shkodran “Mjeshtrit të madh” Bik Ndoja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu