Dy vajtojcat Adriana Kalaja dhe Jozefina Topalli, lajnë me lotë “Foltoren”

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Kur njeriu, sidomos gratë në politikë i shohin fenomenet dhe ngjarjet nga këndvështrimi i tyre subjektiv patologjik, i shikojnë fenomentet dhe njerëzit ashtu sic duan dhe përceptojne individin, krejt subjektivisht.

Psikanaliza na ka mësuar se mendja, shikimi dhe përjetimi njerëzorë janë pjesë e personalitetit. Më konkretisht kjo imagjinatë bëhet reale kur invididi i flet ose i shkruan mendimet i verbalizon. Të dyja këta politikane që për karrigen dhe poste e shohin zi Shqipërinë, kanë eksperienca të ndryshme politike. Por kanë ngjashmëri mbasi kanë të njëjtin tutor, Sali Berishën. Është Berisha që e largoi Topallin nga politika, se Basha nuk kishte këtë forcë dhe sot Jozefina bën sikur e mbron Berishën, me një stil të Sindromës së Stokholmit , duke mbrojtur larguesin e saj nga politika vetëm për karrige.

Të njëjtin fat do të ketë edhe Kalaja! Berisha e përdorë dhe bën lojën e tij ish-anëtaren e Rilindjes, të Libras dhe ajo përsëri e mbron mbasi, ka një personalitet të cunguar. Jozefinën dhe Adrianën i lidh edhe kalimi dhe krijimi nga një parti në një tjetër. Jozefina nga universiteti, kaloi në PD, pastaj krijoi Lëvizjen për Ndryshim, vetëm për të dëmtuar opozitën dhe PD-në por e abandonuan në Shkodër.

Sot Berisha e ka degdisur në Lezhë për tia hequr qafet Bardhit nga Bashkia dhe Foltorja e Shkodrës. Edhe Adrianën Berisha njëherë e dërgon në Durrës, pastaj e përdorë në Tiranë kundër Evi Kokalarit, duke mbrojtur Belindin dhe sulmuar ata gra që ngrenë kokë. Jozefinën dhe Adrianën i lidh ede inati femërorë që është shpesh patologjik dhe hakamarrës sidomos mbas moshës 50-60 vjecare, vetëm për një karrigë që nuk do ta marrin kurrë më! Ky fenomen i tërbon, prandaj dalin në tv dhe flasin për terror luftë civile, shëmbje ndërtesash me tritol, vaje dhe vajtojca mbasi psikika e tyre shikon vetëm zi e më zi për të gjithë shqiptarët të djathtë dhe të majtë.

Jozefina dhe Adriana kanë edhe ngjyra flokësh të ndryshme njëra me flokë të zeza dhe tjetra me bjonde, modele të cilat Berisha i përzgjedh me shumë takt, kulturën prejardhjen dhe formimin, pastaj i hedh në koshin e plehrave mbasi i njeh shumë mirë prejardhjen dhe personalitetin politik. Po e mbylli me një shprehje të H.L. Mencken, marrë në një status në FB, i (I.K) për politikanët profesionistë që duan të bëjnë karrierë: “Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një të sëmurë mendorë” Deklaratat e Jozefina Topallit dhe Adriana Kalasë cënojnë sigurinë kombëtare në një periudhë shumë të rëndësishme për Shqipërinë të Samitit të Ballkanit më 6 dhjetor dhe pjesmarrjes së kryeminstrave europianë dhe të luftës së drejtë të popullit ukrainas të mbështetur nga amerikanët dhe europianët. Prandaj institucionet ligj zbatuese duhet ti analizojnë profesionalisht këta deklarata në formë dhe përmbajtje personale që nuk i shërbejnë demokracisë dhe integrimit të pandalshëm të Shqipërisë ose janë thjeshtë inate që nuk përbëjnë deklarata logjike, por janë pa vlerë dhe prova, fjale pa kuptim.

Dy politikanet gjysmë-profesioniste, nuk duhet të vajtojnë dhe flasin zi për Shqipërinë, vetëm për një post dhe një karrige, mbasi Shqipëria është më shumë se egot dhe inatet e tyre personale dhe karriera e tyre. Imagjinata dhe inati i tyre për të qenë protagonsite në evente historike të tilla, ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Në Shqipëri sot ka politikanë dhe politikane të reja që shohin me dritë pa inate, të ardhmen me shpresë dhe optimizëm, duke i dhënë fund lojës 30 vjecare të rrëmujës dhe gënjeshtareve për interesa personale dhe familjare, klanore!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu