Dy kapterët e medias me lali Erin

0
Shkruan Vladimir Muçaj

“Kapteri” i dikurshëm i ndërlidhjes, i famshmi Irfan Hysenbelliu si dhe “kapteri” mediatik, Alfred Peza, njeriu i Shkollës së Bashkuar në vitet 90 janë shfaqur në krah të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Fatkeqësisht apo fatmirësisht që të dy i njoh nga afër! Sigurisht i njoh në pozicionin e gazetarit kur punoja në mediat që ata drejtonin. Pezën të gazeta Koha jonë, Shekulli dhe Tv oranews. Hysenbelliun e kam pas njohur edhe para se të punoja gazetar tek Panorama. I përmenda njohjet për tju thënë fare shkurt e troç! Të dy skutha ishin në karakter e qëndrime epror-vartës!

I shohim duke folur në vesh apo duke shtrënguar duart, dy “kapterët” e medias! Janë fotografuar sëbashku me “lali Erin”.

Në fotot vërehet Veliaj, duke i shpjeguar diçka Hyseneblliut dhe ky i fundit e dëgjon me seriozitet, ndërsa Alfred Peza, qëndron si parapavijë nga pas, si një lloj përgjuesi, i kohës së diktaturës.

Ish sekretari dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, të cilin Rilindja e ka deleguar në median e Irfan Hysenbelliu, është i lakuar për një sërë bëmash, si një gazetar i kapur me një pasuri një million dollarë, të cilën e shpëtoi nëpërmjet një proçesi gjyqësor.

Edhe Irfan Hysenbelliu, një nga njerëzit i cili ka përfituar miliona euro nga inceneratoërt nuk mbetet pas me bëma. Dikur ishte gropë e madhe financiare! Irfani ishte trok por trokë fare para se të hapte median!

Në media më herët me fakte është thënë se ka përfituar para nga afera korruptive më e madhe e shekullit, Irfan Hysenbelliu dhe familjarë të tij.! Por a u ka ardhur koha dhe ‘racës’ së kapterave zullumqarë të zbrazin xhepat nga para të pista?! Këta tipa dhe shumë e shumë të tjerë të të njëjtit kallëp të cilët e kanë përdorur dhe përdhosur median vetëm për qëllimet e tyre u duhen shkundur prapanicat! SPAK-u nuk duhet të flejë gjumë!… Eh…more SPAK…Kë të marësh kë të lësh! Janë me qindra dhe mijëra mëkatarë ! Janë bërë si “kumbullat e Gegës”! Eshtë histori që tregohet! E lëmë për herë tjetër historinë e treguar!….

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu