Dy fjalë për barbarët e Gjeneral Lleshit!

0

Shkruan Kreshnik Osmani

Gjeneral Lleshi, unë jam qytetar i Durrësit dhe si te gjithë banorët e tjerë jam viktimë e një goditje të fuqishme të qiellit që gati gati na ka shkatërruar jetën. Menaxhova si gjithë bashkëqytetarët e mi vdekjen që desh na përpiu. Prej minutës që dola nga urgjenca bashkë me bashkeshorten time i lash muret e çara të shtëpisë dhe dolëm të ndihmojmë kë të mundemi, pa e nxjerrë në Facebook as në Instagram.

Po ta shkruaj ty letren gjeneral Lleshi, sepse ke thënë në TV çdo gjë që ju vjen nga efektivët e Policisë ua kam bërë unë, pasi ata janë pasqyra ime.

Disa nga barbaret e tu të Forcave Renea gjeneral, që i ke tërbuar dhe i ke lëshuar në Durrës për të “shpëtuar” durrsakët, me sa duket nuk ua ke bërë gjilpërën anti-tërbim. Përpara se ti lëshosh barbarët e tu për të shuar protesta me gaz lotsjellës e me shkelma ndaj këmbësh të brishta grash, të dala nga tërmeti bëj kujdes të madh se ata janë ti.

Ti ke thënë vetë që ata janë unë. Në një godinë të rrënuar, siç kam shkuar kudo ku ka patur vdekje gjatë këtyre orëve të ferrit për të parë çfarë mund të bëj për njerëzit, pa kamera, pa facebook dhe pa Instagram u përballa me dhunën e barbarëve të Forcave Renea, të cilët më kërcënuan me pistoletën e shtetit tim (edhe pse iu prezantova që nuk jam rrugaç) dhe me gjuhën e tyre të ndyrë me ndynë mua dhe gruan time sepse ishin aq trima sa sipas tyre nuk e rruanin k.rin për mua. Kur u thashë t’iu vije turp se të përfaqësojne ty, Shtetin dhe shefin tënd, më thanë se nuk e rruajne k.rin as për ty, as për shefin tënd, as për njeri në Botë.

Bastardi me kapelen e shtetit tim goditi me këpucën e tij të ndyrë në kockën e këmbës së gruas time dhe gati e theu atë. Pra i bënë këmbës së saj atë që nuk na e bëri dollapi dhe tavani i pallatit që desh na ra në kokë, këtë e bënë sepse ime shoqe ndërhyri ndaj një tjetër bastardi barbar që mi nguli thonjtë dhe po me griste xhupin sepse nuk donte që unë të mësoja si ishte situata aty. Këtë e kam bërë edhe në mengjes në një tjetër vend të mbuluar nga vdekja duke biseduar qytetarisht me kryetaren e bashkisë së Durrësit duke e pyetur se cfarë mund të bëjmë të gjithë bashkë.

Tani nuk do të flas shume sepse kemi mort, dhe në mort duhet vetëm të heshtim dhe të luftojmë me vdekjen.

Gjeneral Lleshi!

Mblidhi dhe selekto qentë e tërbuar bastardë sa nuk është vonë dhe bëja gjilperën e anti-tërbimit. Tani më duhet të largohem të menaxhoj heshtjen time dhe dhimbjen sepse derisa të kalojë morti duhet të gjithë të ndihmojmë njerëzit. Të tjerat i zgjidhmin me barbarët e tërbuar më vonë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu