Duma: Gjithmonë ka pasur dyshime se Lulzim Basha ishte i shitur dhe pjesë e pazareve

0

Deputetja demokrate Grida Duma, e ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv komentoi situatën politike në vend dhe zhvillimet në kampin opozitar.

Teksa u ndal tek ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, deputetja Grida Duma tha se kanë pasur gjithnjë dyshime se ai ishte i shitur dhe pjesë e pazareve.

“Dyshimi, ishte apo s’ishte i shitur, ishte në pazar kryetari formal apo nuk ishte në pazar. Ky dyshim qëndroi sepse kishte disa gjëra që logjikisht nuk përgjigjeshin.

Pse nuk propozuam emra për Reformën në Drejtësi. Pse nuk morëm pjesë në Reformën Territoriale. Jam kam thënë atëherë që ka rënë miti i rotacionit.

Kur ra 8 vjetëshi, të luash me mitet, do të thotë që ti duhet të bësh namin e strategjisë që ti besojnë njerëzit se në mandatin e tretë do ja dalësh kur nuk ia dole në rotacionin historik.

Një nga gjërat që demokratët kanë ndjerë, është që ne do të luftojmë 100 për qind por për një njeri që mendojmë 100 për qind që s’na shet”, tha Duma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu