Basha e di mirë se është i penguar të bëhet lidër!
Nuk ka aspak dualizëm Basha-Berisha brënda demokratëve! Thjeshtë është një lojë e kujdesshme dhe mashtruese e tyre për të mbajtur të polarizuar grupimet mbështetëse të tyre. Kjo gjë është kuptuar me kohë nga amerikanët dhe tashmë pranohet edhe nga vetë demokratët që kanë dy pare mend.
Deri më sot, demokratët e pranojnë vetëm në biseda të lira e miqësore.
Ka ardhur koha që kjo pengesë reale të bëhet objekt i hapur në rrethana të një diskutimi publik, mediatik. Autoriteti i dëmtuar politik i Bashës ka shumë arësye që lidhën kryesisht me përzgjedhjen e tij nga Berisha, madje pas shpalljes non grat-a nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, Basha nuk gjeti asnjëherë forcë dhe moral të distancohej nga berishizmi. Sigurisht, nëse ka një gjë që e dëmton ndikimin, autoritetin e forcën politike të Bashës në ditët e sotme, kjo gjë është njëra nga më kryesorët, veç të tjerëve.
Basha bën sikur nuk e kupton.
Unë, që përsonalisht kam qënë një nga mbështetësit e tij në media, kam filluar të dyshoj shumë për shumë veçori penguese që i mungojnë, si inteligjenca, karizma, nuhatja politike, etj.
Basha i perzgjedhuri i Berishes është arësye kryesore që Berisha sot ruan statusin që mban.
Dhe kjo gjë, si rrjedhojë sot, ka ndikuar që të humb komunikimi i opozitës me ndërkombëtarët.
Këtë fakt e shikojnë dhe e ndjejnë fort sidomos demokratët si nga foltorja po ashtu edhe nga PD-ja zyrtare.
Loja e Berishës për ta kapur ose më saktë për ta ripërdorur opozitën për qëllimet e veta përsonale dhe familjare në betejë me SHBA-të, ecën sipas skenarit të tij të hartuar në bashkëpunim me Bashën për të zënë gjithë hapsirën e opozitës, në pamundësi të dalë një i tretë për ti “gërryer” e për ti bashkuar demokratët.
Plaku 80-vjeçarë, Berisha, e ka lënë enkas atë copë të vogël të PD-së pa marrë, ja ka lënë për menaxhim Bashës, të përzgjedhurit të tij pa asnjë kontribut real në PD, vetëm për faktin se ka punuar me të bijen, Argitën në Kosovë dhe u katapultua më pas me formulat e KOP-it, për kontributet e dyshimta atje. Por kjo është një temë tjetër që do trajtohet më vonë.
E rëndësishëm sot është fakti se opozita nuk ka asnjë komunikim me faktorët ndërkombëtarë. Dhe kjo është shënja dhe lajmi më i keq, për të cilin, strukturat, drejtuesit, grupet e deputetëve të foltorën dhe PD-së zyrtare, nuk guxojnë as ta artikulojnë, jo më të kërkojnë llogari apo të ngrejnë zërin se pa aleatët nuk vijnë kurrë në pushtet.
Të gjithë e dijnë mirë se pa aleanca politike me SHBA-të, me Europën dhe Britaninë e Madhe pushteti nuk shihet as me dylbi.
Janë pikërisht këto aleatë të Shqipërisë që kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimet politike shqiptare.
A keni vënë rè, sa vuajnë për të bërë një foto me liderët e këtyre vëndeve politikanët tanë?! Harxhojnë miliona thjeshtë, për të bërë një foto me to! A thua se fotot të sjellin në pushtet!
Opozita, duhet thënë troç se është në konflikt me aleatët, të cilët padyshim që të pengojnë. Ky është sot problemi më kryesor dhe më i rëndësishëm i opozitës që gjendet ashiqare pa aleatë ndërkombëtarë.
A thua ja ka marrë PS-ja aleatët opozitës?!
Duke qënë e izoluar ndërkombëtarisht opozita, cila është zgjidhja?!
A do të ketë ndonjë reflektim apo do e lënë demokratët në rënje të lirë opozitën?!
A e shikojnë demokratet se ndërkombëtarët, aleatët strategjikë të Shqipërisë e kanë izoluar gjithnjë e më shumë PD-në dhe foltorën?!
Zgjidhja është e thjeshtë në fakt:
Të çlirohet menjëherë PD-ja zyrtare nga pengmarrësi Basha.
Ti hapet rrugë zgjedhjeve në atë parti të kontrolluar nga Basha, i cili nuk të shpie askund. Nuk bëhet dot alternativë pushteti as për 30 vite të tjera.
Vota dhe zgjedhjet në PD duhet të përzgjedhin drejtuesin e ri, të kundërtin e dështakut…