Drejtuesit e Shkodrës në 32 vite, ose ‘fasada negative’!?

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Mendimi negativ krijon një gjendje negative, personale, sociale dhe ndikon tek komuniteti, Shkodra. Mendimi pozitiv dhe besimi për të ardhmen krijon një situatë krejt tjetër personale dhe komunitare. Drejtuesit e Shkodrës në 32 vite, nuk kanë menduar shumë për fasadat, fëtyrën e Shkodrës, por të shumtën e kohës për fasadat dhe fëtyrën e shtëpisë së tyre, kopshtin e tyre, lulet e shtëpisë së tyre.
Më kujtohet në vitin 2005, kur filloi edhe ndryshimi i Shkodrës, shumë drejtues të ndikuar negativisht nga ‘klane të caktuar’, menduan dhe rregulluan ‘lagjen e tyre’, kopshtin e tyre, fasaden e tyre dhe harruan shkodranët e tjerë. Fasadat e një qyteti janë fëtyra e tij, pjesa e jashtme që ndikon tek njerëzit dhe tek psikologjia njerëzore. Fasadat e zymta, me tulla të pa suvatuara të ish-komunizmit, ndikojnë shumë keq per prezantimin e Shkodrës tek të huajt, turistët mbi të gjitha nuk motivojnë për një jetë në komunitet të shëndetshme dhe të gëzuar. Po ndiqja një intervistë të arkitektit të njohur Zef Cuni që me të drejtë si specialist dhe arkitekt që e don të bukurën, qytetin e Shkodrës të bukur dhe të mirëmbajtur, e spjegoi shumë mirë, thjeshte, situatën fasadave në Shkodër.
Është konstatim me vënd që përmirësimi i fasadave nuk kërkon projekte të mëdha financiare. Mirëmbajtja dhe rinovimi i fasadave kërkon dashuri për qytetin tënd, vendin ku jetojmë. Duke filluar që nga hyrja e Shkodrës, lagja Rus, dalja, në lagjet e tjera të qytetit, në periferi, mbas në rrugë kryesore dhe mbas apartamenteve gjëndja e fasadave është skandaloze në Shkodër. Nëqoftëse teston fasadat e drejtuesve të Shkodrës në shtëpitë e tyre, janë të lyera dhe me kopshte me lule, biles ‘shesin prodhë’ kur pin kafe me ta. Por sic duket në 32 vite drejtues të Bashkisë së Shkodrës, dembel dhe pa shije artistike dhe formim komunitarë social, kanë menduar vetëm për ‘bëthen e vet’, shtëpinë e tyre duke nënvleftësuar shtëpinë e të gjithëve Shkodrën!?
Kjo sjellje dhe të menduar e ka lënë Shkodrën, për ‘faqe të zezë’ duke ia ulur rëndësinë kulturore dhe sociale. Një fasadë është front ose fytyrë e çdo gjëje, veçanërisht një ndërtesë. Një fasadë është përgjithësisht pjesa e përparme ose e jashtme e një ndërtese. Është një fjalë e huazuar nga frëngjishtja fasadë, që do të thotë ‘ballëfaqje’ ose ‘fytyrë’. (Wikipedia) Ka edhe përkufizime të tjera, për termin fasadë. “Fytyra e jashtme e një ndërtese që është front arkitekturore, ndonjëherë i dalluar nga fytyrat e tjera me përpunimin e detajeve arkitektonike ose zbukuruese.” (Fjalor i Arkitekturës, Cyril M. Harris 1975). “Përpara ose lartësia kryesore e një ndërtese. Ndonjëherë lartësi të tjera quhen fasada, por termi zakonisht i referohet frontit.”(John Milnes Baker, Norton, 1994). A mund të ketë një ndërtesë më shumë se një fasadë? Po. Një ndërtesë e madhe, e zbukuruar, si ndërtesa e Gjykatës Supreme të SHBA-së , mund të ketë më shumë se një hyrje të madhe, ndonjëherë të quajtur hyrje në lindje ose në perëndim ose në fasadën e Lindjes ose të Perëndimit. Për shtëpitë e vetme të familjes, megjithatë, fasada konsiderohet si anësore e oborreve ose e përparme e ndërtesës. Pronarët e shtëpive e konsiderojnë fasadën dhe gjithçka që ndodhet para ndërtesës për të shtuar ose rritur apelin e frenimit
Shtëpitë moderne që janë më pak drejtkëndore dhe më parametrike mund të jenë 100% fasadë. -Komisionet Historike shpesh kanë rregullore për fasadat e shtëpive historike. -Rrethet historike lokale shpesh kanë rregulla për atë që mund të shihet nga rruga, duke përfshirë ngjyrat dhe kombinimet e ngjyrave të fasadës dhe moderniteteve të bashkangjitura në anën e frenimit të një shtëpie. Rehabilitimi fasadave ka filluar në Bashkinë e Tiranës nga kryeministri aktual Rama. Në këtë periudhë Tirana ishte e zymtë dhe ndikonte shumë keq tek të huajt dhe banorët e saj. Edhe në Shkodër pati ndonjë tentativë për të rinovuar fasadat por ‘politika berishiste’ 32 vjecare dhe mbi të gjitha mentaliteti i mykur gjoja ‘demokratikas’. e ka lënë Shkodrën në një situatë të tillë, që ndikon tek fëtyra e saj.
Prandaj sic i kanë rinovuar fasadat Tropoja, Lezha, Përmeti dhe qytete të tjera duhet edhe një projekt i mirëmenduar për të ndryshuar fëtyrën e Shkodrës, fasadat anës rrugë dhe mbas apartamenteve. Por mbi të gjitha duhet të ndyshohet menatliteti dhe të rritet përgjegjësia për ‘fëtyrën dhe imazhin pozitiv te Shkodrës! Shkodra është shtëpia jonë e përbashkët, për të transmetuar pozitivitet dhe mundesi per te jetuar, punuar dhe argetuar! Jam optimist për të ardhmen pozitive dhe zhvillimin e Shkodrës!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu