Voal.ch – Sigfrido Ranucci, drejtuesi i programit televiziv tek Rai3 Report është përgjigjur para disa minutash në rrjetin social Facebook se transmetimi i pjesës së dytë të dokumentarit, që fliste për penetrimin e mafies deri në majat më të larta të pushtetit të Tiranës, do të transmetohet, por është pritur një dakordësi me Edi Ramën i cili dëshiron të intervistohet.
“…Do ta transmetojmë. Jemi duke pritur që të arrijmë një akord për intervistën me Ramën. Përzemërisht” – Sigfrido Ranucci : “… Lo trasmetteremo. Stiamo aspettando di raggiungere accordo per intervista a Rama. Cordialità”
Kjo është përgjigja që drejtuesi i emisionit Report Ranucci i jep një komentuesi të zemëruar, i cili ka shprehur pakënaqësinë pasi RAI3 lajmëroi se do të transmetonte pjesën e dytë, por nuk lajmëroi se kishte anulluar programin dhe, kështu, gjithë shqiptarët përpara ekranit të vogël, që ishin në pritje, mbetën të zhgënjyer.
Ndërkohë, premier Meloni, pa marrë parasysh fare atë që reportonte Report i RAI3, e mori publikisht në mbrojtje Edi Ramën.