Shkruan Qamil Gjyrezi
Reforma në drejtësi është një investim madhor për të ardhmen e Shqipërisë. Drejtësia e vjetër deri para vitit 2014 ishte e ndikuar nga politika e majtë dhe e djathtë, në mënyrë të vecantë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Lexova një deklaratë të deputetit të Foltores Flamur Noka që shantazhonte drejtësinë për vendimin e apelit për vulën, ligjshmërinë e PD-së. Të gjithë sëbashku të majtë e të djathtë dhe në menyrë të vecantë Kryeatri i Foltores së Flamurit, Sali Berisha nuk do të guxojnë më të shantazhojnë drejtësinë e pvarur, qoftë edhe me ndonjë deklaratë Fake politike!
Flamur Nokës dhe Rithemelimit i kujtohet shumë mirë sms e ish-ambasadorit amerikan Lu, që i detyroi me forcë në 12 të natës, të votojnë ndryshimet kushtetuese për Reformën në drejtësi! Drejtësia e pavarur do të jetë guri themelor i zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE.