Drejt Kievit me avion charter, show i Ramës me taksat e qytetarëve më të varfër

0

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kievit me një avion charter.

Një ditë më parë, mediat malazeze njoftonin se ideja për të shkuar drejt Kievit të 3 kryeministrat e vendeve të Rajonit, Shqipërisë Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, ishte hedhur nga Dritan Abazoviç, i cili më herët ishte ftuar në një vizitë në kryeqytetin ukrainas nga Presidenti Zelensky.

Por në bordin e avionit “Ismail” të Air Albania ishin vetëm dy nga Kryeministrat, Edi Rama dhe Dritan Abazovic, ndërsa nuk dihet nëse homologu i tyre maqedonas do të udhëtojë nga Shkupi ose jo.

Përtej vizitës në mbështetje të Zelenskyt dhe Ukrainës që prej muajsh po përballet me agresionin ushtarak të Rusisë, dhe përdorimit politik që Rama mund ti bëjë takimit me Presidentin ukrainas, ajo që tërheq vëmendjen është fakti se Kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur të udhëtojë me charter.

Shumë prej kryeministrave apo zyrtarëve më të lartë të Brukselit që kanë shkuar në Kiev kanë udhëtuar duke përdorur rrugë tokësore, por kjo nuk ndodh me Ramën, i cili përshembull deri në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë, mund të udhëtonte me linjat normale të fluturimeve, dhe më pas të zgjidhte alternativat për të shkuar drejt Kievit.

Por ky nuk është rasti i parë kur Kryeministri i vendit më të varfër në Europë dhe nivelet më të larta të korrupsionit, përdor fluturimet me charter, apo avionë personalë, kostoja e të cilëve minimalisht mund të shkojë në 150 mijë euro për çdo fluturim.

Me avionin charter, Kryeministri Edi Rama, bashkëshortja e tij Linda Rama dhe djali i tyre Zaho fluturojnë thuajse çdo javë në vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë.

Gjithsesi duket se kritikat dhe akuzat nuk e kanë shqetësuar Ramën, kur edhe në rastin e udhëtimit ndaj Kievit ka vendosur që të përdorë një charter, kosotoja e fluturimit të së cilit nuk dihet. Ndoshta këtë shumë parash mund ta jepte si donacion për fëmijët ukrainas…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu