Drejt Hagës për në burg, mbërrijnë tek avioni në aeropotin ë ushtarak në masa të rrepta sigurie Thaçi, Veseli dhe Selimi

0

Presidenti i dorëhequr i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i PDK Kadri Veseli dhe deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi kanë mbërritur tashmë në aeroport, të gatshëm për të udhëtuar drejt Hagës.

Ata kanë qenë në selinë e EULEX-it në Prishtinë nga dhe janë nisur drejt aeroportit ushtarak.

Shoqërimi i tyre ka qënë i sigurisë së lartë, nga 7 makina të EULEX dhe dy të policisë së Kosovës.

Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqjen e parakohshme nga presidenca për t’ju përgjigjur akuzave për krime kundër njerëzimit që rëndojnë ndaj tij për periudhën e luftës Kosovë-Serbi.

Ish president Thaçi njoftoi sot se, Gjykata Speciale e Hagës ka konfirmuar akuzat porse ai nuk pranon të përballet me tribunalin në pozitën e kryetarit të shtetit, ndaj dhe ka dhënë dorëheqjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu