Drejt burgut hajduti 5 milion dollarësh Pandeli Majko/ Rama i detyruar ta lërë jashtë liste Pandin. Bushatin, Kodhelin, Sandrin e Lleshit e mjaft hajna të tjerë

0

Pandeli Majko, një nga themeluesit e PS, por, edhe si i  njohur tashmë për zbulimin e 5 milion dollarëve në Qipron Greke, do lihet jashtë listës së Ramës për zgjedhjet e 25 Prillit, shprehen burimet brenda kësaj partie.

Në fakt, ne këtë e kemi publikuar para lkatër ditëve, pasi, sipas burimeve të rezervuara, Pandeli Majko mund të arrestohet nga momenti në moment për pasuri të dyshimta në shuma prej miliona dollarësh.

Kanë ngelur shumë pak orë nga afati i dorëzimit të listës me kandidatë për zgjedhjet e 25 Prillit. Ende partia Socialiste nuk ka bërë publike dhe zyrtare asnjë listë zgjedhore.

Burimet bëjnë me dije se shumë emra të njohur mund të ngelin jashtë listës se PS për zgjedhje.Një ndër emrat është Ditmir Bushati, Elona Gjebrea, Sandër Lleshaj, Mimi Kodheli dhe ish-kryeministrin Majko.

Ndërkohë që Fatmir Xhafaj mbetet ende në pikëpyetje.Në orët në vijim do të mësojmë zyrtarisht mbi listat e PS dhe ndryshimet që ka bërë Rama para zgjedhjeve të 25 Prillit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu