Prapaskena ka raportuar disa herë se ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka shpenzuar qindra mijëra euro nëpër kazinotë e Evropës, para që dyshohet se janë produkt i aferave korruptive me paratë dhe pasuritë publike.
Ahmetaj i ka mohuar këto artikuj, ashtu siç mohoi faktet se kishte përdorur Klodian Zoton dhe Artan Gjokaj si ‘bankomatë’.
Por, raportimet e Prapaskenës konfirmohen nga dosja e SPAK-ut për korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt, bazuar në përgjigjet e autoriteteve të huaja ndaj letërporosive të SPAK-ut. Hetimet janë kryer nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai.
Në muajin korrik të vitit 2018, Arben Ahmetaj, i cili në atë kohë ishte ministër i Financave, ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës, një parajsë fiskale ku Tigri dyshohet se ka fshehur miliona euro.
“676.2. Të dhënat e letër porosisë. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Ky shtetas ka qenë në këtë kazino dhe në muajin Korrik të vitit 2018. Gjatë këtyre vizitave ai ka blerë dhe ka përdorur fisha parash (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinose Dragonara. Shuma totale e paguar për blerje fisha gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka“, thuhet në dosje.
(Kazino Dragonara)
Sipas dosjes, Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që në vitin 2015, duke e prezantuar veten si Ministër Financash.
(Kazino Dragonara)
Ndërkaq, SPAK ka evituar aspekte të tjera të konstatuara, të cilat me sa duket nuk i ka parë me interes për hetimet.
Konkretisht në skenë del një moderator i njohur, i cili kontrakton vajza të showbizit për llogari të Arben Ahmetajt dhe rrethit të tij.
Vajzat e ekranit kontraktoheshin nga kodoshi i mediave për t’u bërë pjesë e lojërave seksuale në vila luksoze në Tiranë, bregdet, por edhe jashtë vendit.
Prapaskena ka identifikuar disa nga vajzat e ekranit, kodoshët dhe hamshorët, por po evitojmë ekspozimin e tyre me emra, për shkak të rriskut të dramave sociale, konflikteve brenda familjeve dhe reaksioneve të papritura.
Në dosjen për korrupsionin e Arben Ahmetajt, krahas korrupsionit sistematik dhe pastrimit masiv të parave, konstatohet edhe konsumimi i pijeve alkoolike, shërbime ekstra në hotele me 5 yje, udhëtime me makina luksoze, udhëtime me charter etj.