Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dalë ditën e sotme përpara Gjykatës Speciale në Hagë, ku akuzohet për krime lufte. Jakupi u shfaq mjaft emocional në fjalën e tij, duke deklaruar se nuk është një kriminel dhe kurrë në jetën e tij nuk ka trajtuar njeri, në mënyrën si po trajtohet nga sistemi i drejtësisë.
Krasniqi pohoi mes të tjerash se është intelektual, njëri që politikisht e ka luftuar Serbinë dhe se kurrë nuk e ka drejtuar gishtin nga popullsia civile.
Pyetje: Sot nuk është dita për të kundërshtuar apo pranuar akuzat, por thjesht nëse i keni kuptuar. A i kuptuat akuzat e përfshira në aktakuzë?
Krasniqi: Unë dua të them dy tre çështje dhe do të përpiqem ti them goxha shkurtër. Së pari; dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020 në aktakuzë po na quani; ndërmarrje kriminale të përbashkët. Dua të deklaroj sot se; kurrë në jetën time në asnjë rast të vetëm, nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq e as se si më trajtuat mua nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtesë. Kurrë në jetën time.
Kurrë nuk kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë se nuk ka qenë qëllimi im kështu, në luftën e gjenocidit serb në Kosovë.
E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të dëshiroja që të isha nën petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli.
Jam intelektual dhe jam njeri që politikisht e kam luftuar Serbinë dhe kurrë se kam drejtuar gishtin tek popullsia civile. Ju në aktakuzë po mundoheni t’i ndani njerëzit në katolik e mysliman, unë jam shqiptar!
VIDEO:






