Zyrtarët e lartë të Listës Serbe, të cilët më 5 nëntor vendosën që të japin dorëheqje nga institucionet e Kosovë, nuk do të mbesin pa paga, sepse paralelisht me pagat e Kosovës ata marrin paga edhe nga buxheti i Serbisë. Ata kanë përfshirë pagat e marra nga Serbia gjatë deklarimit të pasurisë për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës.
Goran Rakiq, Kryetar i Listës Serbe
Në Kosovë: Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës
Paga: 1.150 euro
Në sistemin serb: Shkolla e Lartë Ekonomike e Studimeve Profesionale
Paga nga buxheti i Serbisë: 235 euro
Drejtor i Ndërmarrjes Publike “Standard” në Mitrovicën e Veriut
Paga nga buxheti i Serbisë: 542 euro
Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe
Në Kosovë: Deputet i Kuvendit të Kosovës
Paga nga buxheti i Kosovës: 1.800 euro
Në sistemin serb: Fondio PIO (Fondi i Sigurimeve pensionale dhe invalidore) , kryetar i Drejtorisë në Beograd
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.250 euro
Asistent në Fakultetin Ekonomik në Mitrovicën e Veriut
Paga nga buxheti i Serbisë: 200 euro
Jasmina Dediq-Lista Serbe
Në Kosovë: Deputete e Kuvendit të Kosovës
Paga nga buxheti i Kosovës: 1.750 euro
Në sistemin serb: Administrata arsimore, këshilltar për arsim
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.000 euro
Zoran Mojsilloviq-Lista Serbe
Në Kosovë: Deputet i Kuvendit të Kosovës
Paga nga buxheti i Kosovës: 1.800 euro
Në sistemin serb: Qendra Sportive Mitrovicë, punëtor sportiv – nuk ka të raportuar të hyra nga kjo pozitë
Asistent në Fakultetin e Sportit dhe Edukimit Fizik
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.000 euro
Verica Çeraniq-Lista Serbe
Në Kosovë: Deputete e Kuvendit të Kosovës
Paga nga buxheti i Kosovës: 1.900 euro
Në sistemin serb: Shërbimi Kombëtar i Punësimit, ekonomiste
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.400 euro.
Zoran Todiq-Lista Serbe
Në Kosovë: Kryetar i Leposaviqit
Paga nga buxheti i Kosovës: 1.160€
Në sistemin serb: Kryetar i Autoritetit të Përkohshëm komunal të Leposaviqit
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.000 euro
Milan Radojeviq-Lista Serbe
Në Kosovë: Kryetar i Mitrovicës së Veriut
Paga nga buxheti i Kosovës: 1.200€
Në sistemin serb: Drejtor i Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore në Mitrovicën e Veriut
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.000 euro
Dragisha Milloviq-Lista Serbe
Në Kosovë: Kryetar i Komunës së Zveçanit
Paga nga buxheti i Kosovës: 1.120€
Në sistemin serb: Zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore dhe Klinike në Mitrovicën e Veriut
Paga nga buxheti i Serbisë: 1.400 euro.