Doni të shpëtoni Kosovën, rrëzoni Edi Ramën

0

Avokati Altin Goxhaj ka dhënë ekuacionin e partiotizmit të vërtetë për Kosovën.

Ai shkruan se Ballkani i Hapur është strategjia e dominimit të Ballkanit nëpërmjet revanshit serb.

Ky plan, shkruan Goxhaj ka si qëllim co,pëtimin e Kosovës dhe e vetmja mënyrë që të shpëtojmë, vëllezërit tanë shqiptarë është të rrëzojmë Ramën.“Ndaj dhe sllogani ynë duhet të jetë:

“RRËZO RAMËN = SHPËTO KOSOVËN!” Nuk ka nevojë për të bërë trimin në Facebook me folklorizma patriotizmi me armë në dorë, zgjidhjen e Kosovës e kemi në Tiranë!”,-shpjegon avokati ndër të tjera.

Nga Avokati Altin Goxhaj”EKUACIONI I PATRIOTIZMIT TË VËRTETË PËR KOSOVËN:RRËZO RAMËN ➡ RRËZO BALLKANIN E HAPUR ➡ NDALO DOMINIMIN DHE REVANSHIN SERB ➡ MBRO KOSOVËN!
Ballkani i Hapur është strategjia bazë e Doniminit dhe Revanshit Serb në Ballkan dhe pikërisht për shkak të këtij revanshi dhe inkurajimi, MilosheVuçiçit i ka ardh dita të pretendojë të marrë në Kosovë atë që i rezulton prej Planit Soros për co,pët,imin e Kosovës!

Vetë Ballkani i Hapur është postProjekti i ndarjes së Kosovës 5 vjet më parë, projekt që dështoi me turp!Ballkani i Hapur është Plani B i co,pët,imit të Kosovës, që izolon dhe rrethon Kosovën duke e kthyer në delen e zezë si fajtore që nuk do paqen dhe bashkëjetesën!Fuqizimi dhe Dominimi i Serbisë në një Ballkan të Hapur me një Shqipëri brenda (të kapur nga Soros) në krah të Serbisë, shto Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi të kapur po nga Qeveri të Soros, e lehtëson shumë krijimin e inçidenteve dhe prov,okimeve “shqiptare” në Kosovë nga një Qeveri po të kapur nga Soros, kundër “bashkëjetesës” me minoritetet serbe dhe kështu përsëritet Skenari Ukrainas ku MilosheVuçiçi i Putinit do sillet me Zelenskin e Kosovës siç kemi kaq muaj që e shohim…

Nëse duam të jemi në krah të Kosovës dhe të ndalojmë dominimin dhe revanshin serb, duhet të rrëzzojmë Ballkanin e Hapur të Soros dhe Putin, dmth duhet të rrëzzojmë Ramën!
Ndaj dhe sllogani ynë duhet të jetë: “RRËZO RAMËN = SHPËTO KOSOVËN!” Nuk ka nevojë për të bërë trimin në Facebook me folklorizma patriotizmi me armë në dorë, zgjidhjen e Kosovës e kemi në Tiranë!

P.s. Klasa politike e Kosovës sot po akuzon Albin Kurtin që ka vepruar çuditshëm pikërisht në 31 Korrik (kur askush nga aleatët nuk na e ka ngenë) pa u konsultuar me faktorin ushttarak amerikan, ndërkohë që ushtTria amerikane është në kulmin e gjëndjes së aIarmit sepse nga çasti në çast pritet përpiasje deri ushttarake me Kinën për Taivanin. Pra nisma e Kurtit të duhur ishte pikërisht në kohën dhe vendin e duhur.. për Serbinë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu