Shkruan Sokol Pepushaj
Presidenti Donald Trump, jo vetëm foli për skandalin e dosjes Rama-McGonigal, por paralajmëroi arrestimin e krye mafiozit të Ballkanit, që ka arritur të blejë shefin e FBI-së përmes parave ruse e kineze duke infektuar zemrën e sistemit amerikan.
Kjo copë llave, që u shpërnda në gjithë Botën, përveçse në mediat e inceneratorëve të Lali Erit, është nxjerrë nga krateri i vullkanit që kongresmenët republikanë i kishin dhënë trajtën e hetimit mafies së McGonigal, Dorian Duçkës, Edi Ramës dhe një kurbe të gjatë kriminelësh.
Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës, ka punuar drejtor i konsorciumit kinez “CEFC China, Energy”, kompani nën hetim nga SHBA që në kohën kur Edi Rama bënte pazare edhe tek inceneratori i Erion Veliajt, sektorin e naftës dhe ca anije për prodhim energjie elektrike, që ende janë kot në Vlorë, dhe nga taksat e shqiptarëve paguhen çdo ditë mafiozët që i transferojnë paratë e krimit deri tek Hunter Biden.
Pamfleti në vazhdimësi i ka holluar petët e errësirës informative.
Brumi i cilësisë së mirë, vjen nga ligjvënësit republikanë, të cilët do e shkatërrojnë këtë mafie të përmasave të frikshme.
Kongresmeni Ronny Jackson, ka deklaruar se: “Presidenti ynë është i kompromentuar! CEFC, e cila është pothuajse me siguri një operacion i inteligjencës kineze, ka hedhur mbi 6 milionë dollarë në arkat e Hunter Biden dhe familjes së Biden. A është kjo arsyeja pse PKK mund të fluturojë mbi vendin tonë një balonë spiune pa asnjë pasojë?”
Pasojat e parave nga sistemi i pashallëkut të Tiranës, janë sot në dy shina, të drejtësisë dhe përgjegjësisë.
Përcjellësi përçues i përcëllimit, i ka puqur fitilat në parmak të parvazit, ku ende Edi Rama mbahet me thonj dhe i bie avazit, se nuk jam unë ai që Donald Trump u betua se do ta gjejë e ndëshkojë.
Nga çardaku i Erdoganit vazhdon demonstron anti amerikanizëm, bosi i Ballkanit.
Ky sheik, që nuk u ikën dot skandaleve, laritet nëpër larishta të pa përgjegjësive, edhe në kohën që po u hiqet mbulesa prapësive.
Kompania kineze për të cilën foli Donald Trump, ka sponsorizuar edhe ekspozitën private të pikturave të kryeministrit shqiptar në Hong Kong.
Mbrapsje nuk ka në hetimin e Uotergejtit të Tiranës, dhe po, të gjithë, edhe pse heshtin, e dinë se Donald Trump e kishte për Edi Ramën kur tha: “Do ta gjejmë atë bir ku*ve” që korruptoi amerikanët!/Pamfleti