Dogana e Kosovës ka njoftuar se fillimi i muajit nëntor ka shënuar rritjen më të madhe në të hyra, me mbledhjen e mbi 1.5 miliardë eurove.
Kjo shifër, sipas njoftimit shënon rritje të dukshme prej 10.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2023, të hyrat e mbledhura ishin 1.36 miliardë euro, ndërsa këtë vit janë mbledhur 146.1 milionë euro më shumë. Ky trend pozitiv, që ka nisur të shfaqet vitin e kaluar, ka vazhduar të përforcohet në vitin 2024, duke konfirmuar përkushtimin e Doganës për të maksimizuar të hyrat”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se në këtë rritje ka ndikuar përmirësimi i procedurave doganore, lufta kundër kontrabandës e rritja e transparencës.