Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi i është përgjigjur disa pyetjeve për sigurinë ushqimore në vend, nisur nga investigimet dhe denoncimet e shumta në media për shkeljen e standarteve të produkteve ushqimore.
Por Çuçi ka bërë një deklaratë që s’ia merrte mendja askujt. Ministri tha se njerëzit mund të konsumojnë vaj palme çdo ditë, dhe nuk i gjen asgjë e keqe. Ndërsa paralajmëroi se gjalpi nga lopët zvicerane shkakton vdekjen.
Në studion e Top Talk, Çuçi tha:
“Përdorimi i vajit të palmës nuk është i paligjshëm. Mund të bësh analizën e bulmetit dhe nëse të del me 30% me vaj palme dhe kur nuk është shënuar, atëherë këtu kemi të bëjmë me shkelje. Atëherë do më kritikosh se përse nuk e kam bërë punën unë si ministër. Po luani me shëndetin e njerëzve. Ore pi gjithë ditën, nuk të bën keq .Vaj palmës nuk është cianur. Vaji i palmës përdoret në Europë dhe nuk të bën keq. Po të hash gjalpë nga lopët zvicerane, vdes se është yndyrë e rëndë”.
Cfarë është vaji i palmës?
Vaji i palmës është një nga produktet ushqimore që në gjendje oksidimi mund të kërcënojë funksionet fiziologjike dhe biokimike të trupit. Rreziqet e vajit të palmës të oksiduar përfshijnë organotoksicitetin e zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive si dhe dëmtim të organeve riprodhuese të cilat çojnë deri në sëmundjen e kanceri. Vaji i palmës është një nga produktet që tretet me më shumë vështirësi nga organizmi. Por ministri thotë se kjo është e pavërtetë dhe se mund të pini gjithë ditën vaj palme.