Avokatja Adriana Kalaja, disa ditë më parë shpalli kandidaturën e saj në Primaret e Partisë Demokratike për Tiranën.
Ajo është shprehur se do të mposhtë Erion Veliaj, ku listoi edhe disa nga nismat që do të ndërmarrë, ku si kryesore veçoi çështjen e teatrit.
‘Unë personalisht kamë dhënë provat që mund ta mposht Veliaj. Bashkë me aleancën e teatrit është një çështje që e kam fituar në Gjykatë. Për shkak të makinerisë që disponon qeveria ndodh ndryshe. Me vendim të Gjykatës Kushtetuese kjo gjë është kundërshtuar.
Aty po ndodh që me gjithë shoun… në letra s’po ndodh asgjë, janë thirrje dëshpëruese që Veliaj i bën për të gënjyer publikun. Prishja e teatrit në 2020 me premtimet që do e ndërtojnë për 4 muaj ai jo vetëm që s’është bërë po nuk do të bëhet sepse është nën hetim në SPAK.- tha Kalaja.
Në fjalën e saj Kalaja u shpreh se së shpejti do të paraqesë edhe fakte të tjera lidhur me vrasjen e Ardit Gjoklajt, ku sipas saj gjyqtari i Erion Veliajt e ka kaluar vettingun në mënyrë të paligjshme, vetëm për t’a shpëtuar në këtë çështje.
Sipas saj gjyqtari i Veliajt ka kaluar Vettingut në mënyrë të paligjshmë dhe arsyeja ka qenë vrasja e Ardit Gjoklajt, provat do t’i nxjerr së shpëjti.
Sipas asaj që unë kam investiguar, në fakt është kali im i betejës teatri. Ka një plan të mirëmenduar për të shndërruar Tiranën, pa histori, pa identitet, pa kulturë.”- tha Kalaja.
Ndër të tjera Kalaja ka cilësuar tre vendimet që do t’i ndërmarrë menjëherë nëse fiton në Primare dhe nëse vendoset në drejtim të Bashkisë Tiranë.
“Vendimi i parë: Projektimi i një projektligji për futjen e referendumit të pushtetit lokal.
Vendimi i dytë: Do marr vendimin për të shembur me tritol çdo kullë. Do ti rreshtoj dhe se kam problem.
Vendimi i tretë: Do anuloj projektet korruptive. I gjithë projekti i unazës së re është ndryshuar për Edmod Bekos, miku i Ballës.” – tha Kalaja