“Do të rrëzohet gjysma e qeverisë”, deklarata ‘bombë’ e Shpetim Nazarkos

0

Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar akuzat ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj që e cilësojnë sitë lidhur me pronarët e shoqërive të inceneratorëve. I ftuar në studion e “EuroNeës”, Nazarko thotë se nëse akuzat vërtetohen, bie e gjithë qeveria.

Sipas tij, të vërtetohet që Ahmetaj ka përfituar pushime luksoze e ka fjetur në hotele të paguara nga personat që po hetohen në lidhje me inceneratorët, bën që qeveria të rrëzohet.

Dy nga prokurorët kishin hequr nga dosja një pjesë të dokumenteve që nxirrnin në pah lidhje me një nga zëvendëskryeministrat e qeverisë, nëse është e vërtetë, rrëzon gati gjysmën e qeverisë, sepse është zëvendëskryeministri i këtij vendi. Për 30 vjet rresht, sistemi gjyqësor i Shqipërisë e ka ndarë historinë e vet, pjesën e çështjeve politike që ka qenë nën komandon e pushtetit qendror, nëpërmjet kryeprokurorit që ka qenë institucioni monokratik, kurse sot kjo histori nuk është më kështu. Prokuroria e Përgjithshme sot kontrollon hajdutet. Unë diku pashë që Ahmetajt i kanë caktuar një prokuror që fle në konvikt që është nga Pogradeci,” – tha Nazarko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu