“Do rikthejmë shpresën”, Lulzim Basha në Dibër: Qeveria është përfshirë në krim e korrupsion

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me qytetarët e Dibrës, ku ka kërkuar votat për kandidatin Luan Haka në zgjedhjet e 6 marsit.

Basha tha gjatë fjalës së tij, Haka është zgjedhja e duhur mes kandidatëve të tjerë kundërshtarë, pasi sipas tij, do të rikthejë shpresën tek qytetarët. Kryedemokrati u ndal dhe tek çështja e inceneratorëve duke akuzuar qeverinë për korrupsion.

“Vëllezër dhe motra e vërteta shpesh vonon ashtu si drejtësia, por nuk vonon. Ditë për ditë të vërtetat po dalin në pah. Drita që shkëlqen sot pak skuta të errëta le. Kudo anembanë kësaj bashkie ku ka njerëz që duan jetë normale për fëmijët, ku ka fëmijë, në emër të së cilit foli edhe Lindi që është një 18-vjeçar me shpresa e dashuri për këtë tokë, për familjen e tij. Korrupsioni po mbyt njerëzit. Shpresa foli për atë që ndjejnë gratë, nënat dhe gjyshet dibrane. Një bashkim i vullneteve të Dibrës nuk ka si ta lë në baltë Dibrën sot. Ndaj jam i bindur se në këtë dritë të së vërtetës që përcëllon e djeg gënjeshtrat dhe mashtrimet nuk do e ketë të lehtë as shkatërrimtari i ëndrrave të të rinjve dibranë, i varfërisë, i atij që para 8 vitesh erdhi në pushtet me premtime të jashtëzakonshme dhe sot është në qeveri si kreu i qeverisë më hajdute. Siç po dëshmojnë inceneratorët, që është një nga aferat korruptive që po u merren shqiptarëve. Janë hequr nga tryezat, për të pasuruar një grusht njerëzish. Ishte PD, ju, demokratët, qëndresa jonë, kauzat tona që bënë të mundur daljen e së vërtetës dhe së shpejti drejtësia do të veprojë. Shqiptarët nuk e kanë hak këtë varfëri dhe mjerim. Vjen prej një bande në krye të qeverisë. Ata meritojnë diçka tjetër, askush prej nesh nuk vjen me iluzione, por shpresë dhe ndryshim. Gjithkush mund ta ketë shpresën për të ndërtuar një të ardhme për fëmijët e tyre, duke e arsimuar si ato që kishim dhe do të kishim edhe në Peshkopi. Mençuria dibrane ndonëse është derdhur dhe frymëzon në të gjithë Shqipërinë nuk e harron djepin e vet. Këtu do e kenë institucionin për brezat e rinj. Politika nuk është e keqe, të keqe e bëjnë njerëzit, ata që i kanë hyrë në hak shqiptarëve. Të mirët e bëjnë njerëzit, ata që do të bëjnë që Haka ti shkoj të zotit, e ky është Luan Haka. Ai do kthej besimin në familjet dhe vatrat dibrane. Dua ta mbyll me takimin e fundit që pata, me të rinjtë dibranë, i cili më tha se ishte kthyer për të parë familjen. Ai më tha se ka shpresë e besim që gjërat do të ndryshojnë. Duken fjalë të thjeshta, por nuk janë të tilla. Sot jam këtu për t’u zotuar para jush, dibranëve të mençur, të zotë e patriot, që nuk e keni lëshuar Dibrën, se ndryshimi është dhe mbetet misioni 1 i PD dhe i imi. Ndaj në krah të Luan Hakës dhe me gjithë shqiptarët le ta bëjmë ndryshimin të mundur duke nisur me votën dibrane më 6 mars, për Luan Hakën”,-tha Lulzim Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu