Deputeti socialist Damian Gjiknuri, i është kundërpërgjigjur Gazmend Bardhit, i cili e akuzoi se ka shtëpi në Maltë dhe udheton me personat e lidhur me inceneratoret.
Numri dy i PS tha në Kuvend se ka qenë një herë në jetë në Maltë, kur ka qenë ministër, ndaj u zotua që nëse Bardhi do të gjente një udhëtim të dytë ai do të jepte menjëherë dorëheqjen.
“Për ato shpifjet këtu, jo Malta… Nëse gjen se unë kam qenë më shumë se një herë në Maltë, po gjete dy udhëtime, një herë kam qenë, kur isha ministër. Kam qenë në tetor të vitit 2017 ose 2018.
Nëse gjen të dytin do japë dorëheqjen, ose ti do japësh dorëheqjen, ose unë ose ti në këtë sallë”, tha Gjiknuri.
Deklarata e Damian Gjiknurit:
Ju problemin e keni me kontratat e inceneratorëve apo me personat në fjalë? E dyta në këto kontrata ministria që unë kam drejtuar nuk ka asnjë rol. E treta nuk mund të them se ato janë kontrata të gabuara, meqë nuk kam firmosur unë. Por skemën që keni bërë çojeni deri në fund, me kallëzimin.
Për ato shpifjet këtu, jo Malta… Nëse gjen se unë kam qenë më shumë se një herë Maltë, po gjete dy udhëtime, njëherë kam qenë kur isha ministër. Kam qenë në tetor të vitit 2017 ose 2018. Nëse gjen të dytin do japë dorëheqjen, ose ti do japësh dorëheqjen, ose unë ose ti në këtë sallë.