Tek EPISODI 23*-*24*-*25 tek ” Me Thirr Nene “, do te Ndiqni ne 3 plus.

0

Gjithkush vihet në lëvizje për të gjetur Zejnepen, e cila është zhdukur pa lënë gjurmë prej 24 orësh. Ndërkohë Ozlemi i çon Mertin dhe Zejnepen te shtëpia në pyll, ku shtiret sikur kujdeset për ta, por në të vërtetë ajo sapo sa ka nisur zbatimin e planit të saj dashakeq. Çfarë ka në kokë Ozlemi dhe a do t’ia arrijë qëllimit pa u pikasur nga Merti dhe të tjerët?!

Njerëzit që ka vënë Ozlemi rrëmbejnë Zejnepen, por çfarë udhëzimesh të mëtejshme do të marrin ata dhe cili do të jetë fati i vajzës së humbur? Ndërkohë familjarët dhe policia vijojnë kërkimet e tyre dhe gjurmët i çojnë tek Merti, por as ai nuk gjendet askund. Në pyll gjendet një trup i cili përkon me përmasat e Zejnepes, por a do të jetë në të vërtetë ky fundi tragjik i saj?!
Alevi i zbraz gjithë mllefin e mbledhur prej vitesh babait të saj dhe kjo do të jetë një goditje tepër e rëndë për Hasanin i cili përfundon në spital. Ali Osmani arrin të gjejë Mertin dhe e merr në pyetje me shpresën për të zbuluar diçka, ndërkohë që Çetini zbulon se kush e rrëmbeu Zejnepen. Si do ta shfrytëzojë ai këtë fakt për interesat e tij?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu