Disa çudi zgjasin më shumë se tre ditë…

0
Shkruan Zef Ndreka
Në zhargonin e përditshëm thuhet se “çudia më e madhe zgjat tre ditë”!
Kjo shrehje, zakonisht përdoret për shumë ngjarje të ditës  nga më banalet deri tek më pikantet , më të fortat që vërtetë përbëjnë lajm .
Përditë, kronika e zezë dhe ajo sociale është e mbushur me lajme e ngjarje pa fund, sepse kështu është jeta.
Ngjarjet shfaqën çdo ditë në forma të ndryshme  në vënë të ndryshme, ashtu siç ndodhin, shpesh duke përsëritur njëra tjetrën  nga një qytet në një tjetër.
Disa nga ngjarjet harrohen brënda orës, disa brënda ditës
Por disa ngjarje, të quajtura të bujshme, rrojnë edhe tre ditë, madje edhe më shumë.
Vrasjet për shëmbull, në vëndin tonë harrohet shpejt. Mbase ngaqë ndodhin shpesh. Aksidentet gjithashtu . Zënkat për prona të shtetit, për rërën në plazh , për shezllonet, për ujin etj. Po ashtu  për korrupsionin në çdo nivel! Tashmë korrupsioni është bërë fjalë normale në Shqipëri  Madje po ke thënë korrupsion , nënkupton diçka normale!
Por disa ngjarje, si ajo e nusës së rè nga Librazhdi , që e kapen me të dashurin në shtëpinë e sajë, çuditërisht i kalon jo vetëm tre ditë por edhe një javë dhe ënde s’është harruar, ka akoma diskutime për të, ndjehet akoma ngjarje e freskët!
Të gjitha diskutimet dhe ” harresat”, ndodhin për shkak të nivelit, të mentalitetit dhe opinioneve të ndryshme në gazetari e në mbarë opinionin publik.
Por a ka ngjarje që mbetën pa u harruar nga mbarë opinioni në shoqërinë tonë dhe cilat janë ato?!
Kjo pyetje, sigurisht e gjen përgjigjën pikërisht tek rëndësia që ka ngjarja e ndodhur për opinionin në tërësi , për ndikimin që ka ajo ngjarje drejtpërdrejtë në vënd për shtetin, për të ardhmën , për zhvillimin, për sigurinë dhe demokracinë.
Kur qeni rrugaç kafshoi një njëri në plazh psh, u harrua brënda pak minutash , sepse nuk përbën ndonjë lajm kjo ngjarje!
Por nuk harrohet me vite, nqs një njëri kafshon një qen.
Kështu pra njerzit, në përgjithësi janë të prirur për të mbajtur ndezur në kujtese dhe në trajtese , disa lloj lajmesh si ai që përmenda më sipër.
Por ka disa lloj ngjarjesh, që mbetën të pa shlyeshme!
Të futemi direkt në temë:
Në muajin maj të vitit të kaluar , DASH-i , përmes Sekretarit Blinken, shpalli non grata Berishën familjarisht për korrupsion dhe minim të sistemit të drejtësisë.
Ngjarja tashmë dihet nga të gjithë . Realisht bëri bujë dhe efekt të madh në politikë dhe në popull.
Ka kaluar një vit , dhe ekranet e TV, gazetat , partitë politike, Parlamenti dhe deputetët, militantët e partive, por dhe populli i thjeshtë, asnjëherë nuk e harron këtë ngjarje. Përkundrazi.
Me Berishën, shohim që Partia Socialiste ka gjetur rehat dhe po bën politikë .
Me Berishën, Partia Demokratike është përçarë në dysh apo treshë.
Po ashtu, lufta brënda llojit ka përçarë akoma më keq edhe bazën e PD-së.
Berisha , e ka kuptuar mire pa e nisur këtë gjë , por a për mision , apo ngaqë ndjente diçka të zezë për të, nuk pati kohë të priste e të zgjidhte problemet përsonale e familjare jashtë PD-së . Por përdori keq atë , përdori paratë e korrupsionin ndër vite, luftën e paparë me shpifje, trillime, anatemime për çdo kundërshtarë apo politikan që i dilte kundër.
I patëm thënë qartë para një viti , kur nisi foltorën me gënjeshtra.
Berisha kishte dy rrugë:
– ose të vazhdonte betejën legale përsonale e familjare, pa e përzier PD-në.
– ose të përçante PD-në , sikurse bëri , dhe të mbetej në histori për keq .
Ajo ngjarje dhe çfarë ndodhi me pas deri më sot, zhgënjyen gjithë demokratët, edhe ato që e kishin idhull Berishën.
Berisha e zgjodhi vetë rrugën më të keqe. Dhe nuk dihet sa do të zgjasë e si do përfundojë. Por një gjë është e sigurtë, se betejen më Amerikën nuk e ka fituar askush. As do t’a fitoje Berisha! E futën në këtë rrugë pa kthim e pa dalje mbështetësit injorant të tij. Si duket dëgjoi dhe ndikuar më shumë interesat e tij e të përfituesve te korruptuar që e rrethonin…
Sidoqofte, kjo që i ka ndodhur Berishës, e më pas PD-së nuk ka për t’u harruar. Do të mbesi shumë gjatë në historinë politike dhe në mendjen e qytetarëve demokratë të zhgënjyer!
Por edhe të socialistëve që përfitojnë padrejtësisht!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu