Detyrat e BE detyrojnë SPAK të nisë fushatë arrestimesh të “peshqve të mëdhenj” sipas modelit rumun

0

Hapja e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian duket do të sjellë telashe për politikën.

Edhe pse të gjithë e duartrokitën vendimin e marrë në korrik, sinjalet janë se shumë ministra, deputetë dhe zyrtarë do kenë punë me drejtësinë dhe që tëndodhë kjo gjë, duhet qëShqipëria tëndjek shembullin kroat dhe rumun, duke çuar pas hekurave “mamuthët” e korrupsionit dhe krimit.

Një garancia të kësaj natyre e ka marrë drejtuesi i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit tëOrganizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri, Arben Kraja gjatë një takimi që zhvilloi me homologen e tij rumune, Oana Daniela Patu, e cila premtoi asistencë për SPAK sa i takon çuarjes përpara ndaj luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky takim vjen vjen në kohë kur pak ditë më parë në mbledhjen e parë ndërqeveritare nisi procesi “screening”, sikundër është përshtatja e legjislacionit shqiptar me atë të BE.

Sot që flasim Shqipëria ka nisur në Bruksel negocimin e grupit të kapitujve themelorë dhe puna fillon me kapitullin më të rëndësishëm, kapitullin 23, i cili ka të bëjë me gjyqësorin. Ndërkohë pas tij do jetë kapitulli 24.Grupi negociator shqiptar kryesohet nga Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja znj. Majlinda Dhuka.

Në përbërje të tij është zv/Ministrja e Drejtësisë dhe negociatorja për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” znj. Adea Pirdeni si dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare të sistemit të drejtësisë, përgjegjëse në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave themelore.

Por hapja e këtij kapitulli do të thotë se BE kërkon që të nisin arrestimet në nivelet më të larta.Pra, në çdo mbledhje që do bëhet me BE, kapitujt 23 dhe 24 do jenë kryefjala. Kroacia dhe Rumania nisën arrestimet e bujshme pikërisht kur hapën këta kapituj.

Atje u arrestuan me mijëra zyrtarë, përfshi ish-kryeministrat, ministra, deputetë dhe krerë bashkish. Ndërkohë sinjalet janë se edhe Shqipëria do të shkojë drejt shembullit kroat dhe rumun.

SPAK marrëveshje me institucionin homolog në Rumani

Ndërkohë detaje rreth takimit tëkreut të SPAK, Arben Kraja me homologen e tij rumune, dha dje edhe Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri në një njoftim të shpërndarë për mediat.

“Në datë 14 Nëntor 2022 mes Drejtorisë Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani (DIICOT) – të përfaqësuar nga zonja OanaDanielaPatu dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Shqipëri (SPAK) – përfaqësuar nga zoti Arben Kraja, u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi gjyqësor bilateral, me qëllim bashkëpunimin direkt mes autoriteteve gjyqësore nënshkruese për një qasje të përbashkët dhe efiçente të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

SPAK dhe DIICOT kanë objektiv bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar në fushën penale me prioritet luftën kundër terrorizmit, trafikut të personave, trafikut të drogës, të kryera në kuadër të grupit të organizuar ose të formave të tjera të krimit të organizuar, të cilat prekin territoret e të dy vendeve.

Marrëveshja është një instrument shtesë me qëllim eliminimin e grupeve kriminale, duke garantuar shkëmbimin e të dhënave, informacioneve operative si dhe aspekte që kanë të bëjnë me legjislacionin dhe praktikat gjyqësore me rëndësi në fushat me interes të përbashkët.

Nënshkrimi i këtij memorandumi përfaqëson një njohje në rritje të institucionit të SPAK nga autoritetet homologe gjyqësore të BE-së që kanë objekt goditjen e krimit të organizuar dhe terrorizmit”, thuhet në njoftimin e SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu