DETAJE/ Pushimet që u kthyen në tragjedi, familja tropojane erdhi nga Anglia për pushime në Shqipëri

0

Familja e fëmijës 5-vjeçar që u përplas për vdekje nga drejtuesi i skafit në plazhin e Potamit në Himarë jetonte jashtë shtetit.

Mësohet se familja e fëmijës që humbi jetën në mënyrë tragjike kishte ardhur nga Anglia për pushime në Shqipëri.

Gjithashtu bëhet me dije se familja është me origjinë nga Tropoja, ndërkohë fëmija ka lindur dhe është rritur në Britani. Drejtuesi i skafit Arjan Tase ka thënë se ka pasur një problem teknik në skaf.

Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen  procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu