Dështon seanca për ndryshimin e masës së sigurisë të babait të Arbër Çekajt që akuzohet për 49 kg. kokainë

0

Dështon seanca për ndryshimin e masës së sigurisë të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt në Apelin e Posaçëm. Shkak u bë braktisja e seancës nga avokatët mbrojtës të Çekajt, i cili nuk ishte prezent në sallë për shkak të problemeve shëndetësore.

Më herët, avokatët kërkuan përjashtimin e kryesuesit të seancës, Dhimitër Lara, me argumentin se i njëjti gjyqtar ka gjykuar dhe dhënë vendim në Apel për Arbër Çekajn. Edhe pse u paraqit kjo kërkesë, Lara, vendosi të vijojë shqyrtimin, çka ngjalli reagimin e mbrojtësve dhe largimin e tyre nga seanca.

Lehtësimin i masës “arrest në burg” për Selim Çekajn u kërkua në Shkallën e Parë edhe nga prokurori i SPAK, por u refuzua nga gjykata. 72-vjeçari u arrestua në prill, pasi në një kontejner me banane të porositur prej tij në Amerikën Latine u gjetën 49 kg kokainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu