Vijon saga e dështimit të përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Edhe sot, në tentativën e 29-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë, nga 102 deputetë të pranoishëm në seancë plenare, vetëm 53 kanë votuar pro për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Mbledhja e radhës është shtyrë për në datë 11 qershor në orën 11:00.
Përpos dështimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nuk ka pasur sukses as përjekja për ndryshimin e mënyrës së votimit të emrave për anëtarë të komisionit zgjedho, nga votim i hapur, në të fshehtë.
PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe nuk propozuan anëtarë për komisionin që do ta mbikëqyrte votimin e fshehtë.
Në nisje të seancës së sotme, kryesuesi Avni Dehari u kërkoi partive politike që të propozonin emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.