Është konfirmuar e gjithë skema e arratisjes se dy të burgosurit, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, ishin në tarracën e burgut 313, e cila është përshtatur si vend ajrimi, pra kati i fundit i 313, përveç fushës së sportit që është në katin përdhes është përshtatur për ajrim të të burgosurve.
Në këtë mënyrë ngelet e paqartë se si të burgosurit që ndodheshin në ajrim së bashku me të tjerë, nuk janë kontrolluar dhe se si e kanë transportuar çarçafin rreth 20 metra të gërshetuar apo nëse herë pas here, kanë vendosur dhe kanë krijuar çarçafin. Më tej, dy të burgosurit kanë zbritur nga kati i fundit me litar duke parë se hapësira më e ngushtë mes tarracës dhe tokës ishin shkallët e administratës dhe në këtë mënyrë kanë zbritur përmes shkallëve dhe çarçafëve në katin përdhes ku gjenden zyrat e administratës.
Ndërkohë distancave mes mureve të zyrave të administratës dhe qelitë është rreth 30 metra. Pikërisht në atë moment, kanë reaguar menjëherë efektivët e policisë të cilët janë të vendosur në hyrje të paraburgimit 313, ku dhe është goditur një nga oficerët, por është jashtë rrezikut për jetë.