Dështimi i madh i SPAK: asnjë hetim me kryenisje

0
odi i Procedurës Penale i lejon të veprojnë pa urdhër, pa kufizime e pa kallëzime, sepse prova krimi e korrupsioni, janë jeta luksoze e individëve pa 1 ditë pune e të fëmijeve të politikanëve. Janë  kullat, hotelet, vilat e resortet, që ndërtohen nga trafikantë shqiptarë e të huaj nën maskën e biznesmenëve strategjikë, si dhe nga firma fantazma që pastrojnë miliardat e pushtetarëve

Në raportin me temë: “Lufta kundër korrupsionit”, që kreu i SPAK, Arben Kraja, lexoi ditën e mërkurë para Këshillit Kombëtar të Integrimit, rezultoi se në këto 30 muaj aktivitet, asnjë nga 25 prokurorët e kësaj strukture, nuk ka filluar hetime me iniciativën e tij.

Dhe në raportimin e krye-prokurorit Olsian Çela, asnjë nga 380 prokurorët e rretheve, nuk ka nisur hetim me konstatim e indicie personale për ndonjë rast korrupsioni zyrtarësh, pavarësisht rangut apo “të fortësh” në zona.

Çdo hetim që ka nisur, ka pasur për bazë vetëm kallëzime penale nga KLSH, nga policia, mediat investigative, nga qytetarë të dëmtuar, nga zyrtarë që prishin pazaret mes tyre, nga agjencitë partnere ndërkombëtare e burime të tjera.

Nuk është mungesë kohe, indiferentizëm apo dembelizëm prokurorësh, por heshtje e qëllimshme e tyre përballë rasteve të korrupsionit, pse jo dhe për përfitime nga zyrtarë të korruptuar, nga individë e grupe të përfshirë në aktivitete krimi ekonomiko- financiar.

Çdo ditë, prokurorët dëgjojnë e shikojnë prova krimi e korrupsioni dhe jashtë dosjeve penale që kanë në zyra, të cilat duken në nivelin e jetesës e në makinat e vilat luksoze, të individëve pa 1 ditë punë, të fëmijëve të politikanëve e kriminelëve.

Provë për indicie e hetime, janë kullat, hotelet, vilat e resortet që trafikantë shqiptarë e të huaj, po  ndërtojnë në qendër të Tiranës, Vlorës, Fierit, Shkodrës, Sarandës e në zonat bregdetare.

Krimi ekonomiko- financiar, është prezent dhe te shumë kompani fantazma, të cilat, përveçse marrin fonde, troje e koncesione nga shteti, veprojnë si biznese që pastrojnë miliardat e shtetarëve me ndërtime, hotele, restorante, agjenci turistike, linja transporti, ferma bujqësore e blegtorale, HEC-e, import-eksporte mallrash, klinika mjekësore, shkolla e universitete.

Por asnjë prokuror i SPAK, asnjë i Prokurorisë së Përgjithshme dhe asnjë prokuror në rrethe, nuk ka nisur hetim me iniciativën e tij, paçka se ia lejon Kodi i Procedurës Penale, që thotë, se kur prokurori dyshon për vepër penale, mund të fillojë hetim pa urdhër e pa kallëzim.

Nuk fillojnë hetime direkte, sepse bëjnë sikur nuk i shikojnë, sikur nuk i kanë marrë informacionet që u shkojnë; sikur nuk e kuptojnë që kullat 15-30 kate, nuk ndërtohen me paga e pensione të ministrave, as me lekë emigrantësh që punojnë në bujqësi e ndërtim.

Analizat vjetore dhe denoncimet e shumta, provojnë se prokurorët, jo vetëm nuk fillojnë hetime me indicie e iniciativë personale, por nuk pranojnë, bllokojnë e pushojnë kallëzimet penale që bëhen kundër korrupsionit e pastrimit të parave.

Pyetje: – Prokurorët janë “lepuj”, apo janë të zhytur në interesa te shtetarët  dhe grupet krimit?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, të hetohet fakti, që ka zbuluar Veting-u, se shumë prokururë, kanë përfituar apartamente, dyqane e garazhe në kulla, kanë marrë dhuratë makina, pagesa shkollimi fëmijësh, pushime, punësime familjarësh në shtet e benefite të tjera./Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu