Deputetja serbe: Aleksandër Vuçiçi duhet t’i nënshtrohet një kontrolli psikiatrik

0

Deputetja e Partisë Popullore në Serbi, Sanda Rashkoviq Iviq – psikiatre, tha sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiç synon të mobilizojë fëmijët serbë për luftë në Kosovë, siç bëri Adolf Hitleri në vitin 1945. Ajo tha se presidentit serb duhet t’i bëhet një kontroll psikiatrik.

Duke komentuar deklaratën e Vuçiçit se fëmijët serbë të moshës 12 dhe 13 vjeçare në Kosovë janë të gatshëm të vdesin ‘sepse janë ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti’, Rashkoviq Iviq tha se kjo deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme.

‘Ka shumë kohë që nuk kam dëgjuar diçka kaq të çmendur, të pashpirt dhe të papërgjegjshme. Të thuash se fëmijët 12 dhe 13 vjeç duan të vdesin është tipike vetëm për shtetet islamike ku mbretëron xhihadi. Kështu ishte edhe në vitin 1945 në Gjermaninë naziste, kur Hitleri nuk kishte më askënd që të mobilizonte për luftë’, tha Rashkoviq Iviq.

Siç raporton ‘Danas’, në pyetjen nëse presidenti Vuçiç duhet t’i nënshtrohet mbikëqyrjes psikiatrike për shkak të një deklarate të tillë, Rashkoviq Iviq tha se, si psikiatër, ajo nuk do të mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje pa një ekzaminim paraprak të tij.

‘Nuk mund të jepet vlerësime për gjendjen mendore të asnjë personi pa një ekzaminim paraprak ‘tet a tet’. Sigurisht që është një deklaratë e çmendur dhe e papërgjegjshme dhe ata që bëjnë deklarata të çmendura dihet se do të trajtohen më tej’, shpjegoi deputetja, psikiatre.

Ajo shtoi se futja e fëmijëve të mitur në konfliktet në Kosovë tregon se Vuçiç nuk ka ndonjë zgjidhje të arsyeshme për çështjen e Kosovës.

‘Vuçiç e pranoi planin franko-gjerman dhe tani po thotë se fëmijët serbë janë gati të vdesin kundër atyre me të cilët ai është pajtuar me atë plan’, tha Rashkoviq Iviq.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se situata në Kosovë është ‘tmerrësisht e rëndë dhe se fëmijët e moshës 12 dhe 13 vjeç janë gati të vdesin, sepse të gjithë janë ngopur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti’.

‘Nuk e duroj dot më fizikisht. Nuk mund të fle asnjë natë. Sepse ndryshe nga ju, unë e di se çfarë ndodh çdo natë në veri të Kosovës. Gjithçka po vlon. Fëmijët e moshës 12, 13 vjeç janë gati të vdesin, gjë që duhet ta parandalojmë. Janë ngopur me Kurtin’, tha Vuçiç në konferencën për media pas takimit me presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu