Deputeti Alimadhi me Coronavirus/ 3 ditë pranë vdekjes bashkë me gruan e nuk gjen asnjë kujdes shëndetsor derisa reagoi kryeministri!

0

Kryeministri Edi Rama i uron shërim të shpejtë kreut të Ballit Kombëtart, deputetit Adriatik Alimadhi, i cili doli pozitiv me koronavirus.

Deputeti ka 3 ditë i sëmurë dhe vetëm pasi u bë lajmi viral përmes mediave, u interesuan për të. Ai kishte lajmëruar që më datën 23 numrin 127 dhe urgjencën e spitalit, por asgjë, thjeshtë porosia banale PI PARACETOMOL. Sot deputeti se bashku me gruan janë marrë në vëmëndje të bluzave të bardha dhe gjënja e tij tashmë është shumë e rëndë.

]Nuk ka asnjë lajm nëse do izolohen Parlamentaret dhe kur eshte takuar per here të fundit me kolegët.

Gjithsesi Rama ka reaguar.

“I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!”, shkruan Rama.

Balkansnews.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu