Rritja e pagave të deputetëve shqiptarë në votimin e fundit në parlament tregoi se kur vjen puna të paratë ka gjithnjë konsensus mes një klase politike që perceptohet si më e korruptuara në Evropë. Por në anën tjetër rritja e pagave të deputetëve reflekton edhe një dobësi të sistemit siç është thellimi i pabarazisë mes elitës politike dhe të biznesit dhe shtresave më të margjinalizuara, siç është ajo e pensionistëve. Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka bërë një krahasim pas votimit të djeshëm në parlament dhe i rezulton se paga e deputetit në Shqipëri do të bëhet sa 39-fishi i pensionit minimal dhe 21-fishi i pensionit mesatar në qytet.
“Mos vallë nuk jemi çmendur vetëm ne?” është pyetja që ngre Arlind Qori për të hedhur sytë në Gjermani, në Itali, Norvegji etj. “Për krahasim paga e deputetit në Itali është sa 8-fishi i pensionit minimal, në Norvegji sa 9-fishi i pensionit minimal, kurse në. Gjermani sa 10-fishi i pensionit mesatar” thotë ai.