Deputetët e PD takim për reformën territoriale në Lezhë

0

Deputetët e PD në reformën Territoriale zhvilluan një takim konsultues në Lezhë me qytetarë dhe demokratë. Shefi i grupit parlamentar të PD, Enekelejd Alibeaj, deputtët Dhurata Çupi dhe Kastriot Piroli dëgjuan mendimet dhe kërkesat e komunitetit për të pashtruar në tryezën e bisedimeve për ndarjen e re territoriale-adminitrative.

“Në Lezhë për Reformën administrativo-territoriale me qytetarët dhe grupet e interesit. Si ne cdo takim tjetër, edhe këtu u pohua me shqetësim se reforma territoriale e njëanshme e shumicës PS-LSI, ka dështuar plotësisht dhe bashkitë kanë falimentuar.

Lezha ka nevojë për rikinceptim të territoreve dhe jo vetëm. Reforma nuk është ndarje me vizore e territorit. Ajo duhet të sigurojë autonominë nga pushteti qendror dhe vetëqeverisjen vendore, të mbrojë kompetencat vendore nga pushteti qendror, në mënyrë që pushteti vendor të jetë realisht afër qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Lezha, si cdo qark tjetër, ka nevojë akute për reformë të thellë gjithëpërfshirëse dhe të vërtetë. Pushteti vendor duhet t’u ofrojë shërbimet qytetarëve të tij. Qytetarët duhet të jenë mbajtësit e vërtetë të pushtetit. Për këtë arsye, referendumet vendore, si mjet i qytetarëve për realizimin e demokracisë vendore, do jenë një prej cështjeve themelore që ne do paraqesim në Komisionin e Reformës.
Në takimin e Lezhës, qytetarët dhe ekspertët diskutuan hapur dhe me përgjegjshmëri. Theksi u vu decentralizimi i pushtetit të kryetarit të bashkisë, por mbi të gjitha tek domosdoshmëria e decentralizimit fiskal dhe aftësimi financiar i bashkive, që në projektin e PD duhet të jenë parësore.
Ne jemi të vendosur për një reformë të thellë e të vërtetë, për të kthyer pushtetin lokal tek qytetari dhe në shërbim të tij, që në cdo qark të ketë demokraci funksionale” – shkroi Alibeaj.  
May be an image of 7 people and indoor
May be an image of 12 people, people sitting, people standing and indoor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu