Nofulla që kafshojnë pa pendim,
Janë rezatim i thellë mëkati,
Që nxisin kthetra të mrephta me tërbim
Të kapin tituj që askush s’i pati.
Të stresuar e me ankth,
Të uriturit presin të reja aktuale,
Te përcaktuara në zarf,
Nën një pemë të frytshme,
Në hije globale.
I cënuar, lajmi i frikshëm
Lind emër e rënkon drejtësi,
Si të jetë shkruar guximshëm
Ne pllaka hyjnore hekurosur
Zyrave që mbysin mundësi
Te mishëruara në një të panjohur.
Ngecur në labirinth të zymtë,
Jetesa është e mirë,
Derisa jashtë hillen sytë,
E përtej mureve që duhen thyer,
Nuk ka errësirë.