Agron Nezaj është “Personi A”, i cili dyshohet se është takuar me ish –zyrtarin e FBI-së McGonigal, duke i dhënë atij edhe 225 mijë dollarë në total.
Ja, kjo është një fotografi ku duket kryeministri shqiptar Edi Rama bashkë me Nezajn. Kjo fotografi është edhe pasqyrimi i parë i të gjitha raportimeve të deritanishme për një lidhje të mundshme mes të dyve.
Siç njoftuam edhe më parë, “Personi A”, pra Agron Nezaj është takuar tre herë me McGonigal, ku i ka dhënë para në tre pjesë. Dy herë nga 80 mijë dollarë dhe një herë 65 mijë.
Sipas detajeve nga aktakuza, paratë i janë dhënë McGonigal në një parking në Nju Jork dhe në rezidencën e Nezaj në Nju Xhersi.
Kujtojmë se, Charles McGonigal akuzohet se ka marrë ryshfet për të ndikuar në FBI që të niste hetim për lobingun e Partisë Demokratike në ShBA.






