Dekriminalizimi duhet te largoje ish fuksat ish komunistet dhe Non gratat

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Ligji per dekomunistizimin hapja e dosjeve te ish sigurimit largimi i ish komunisteve dhe te Non gratave nga politika do te realizoje edhe dekriminalizimin e Shqiperise. Ish kryetari i PD se Lulzim Basha deklaronte ne nje emision ne TV se Shqiperia nuk eshte varfer por eshte e vjedhur. Shqiperia ka filluar te vidhet qe mbas pavaresise por vjedhjet e medha kane filluar mbas vitit 1945 dhe u vazhduan mbas viteve 90 te. Nuk po permendi ish drejtuesit mbas viteve 90 qe nje pjese e mire kishin lidhje familjare dhe shpirterore me ish diktaturen por edhe ndonje pseudo i persekutuar kur i thonte dikush se ka korrupsion dhe hajni te se mires publike deklaronte ne cinizem se kur vodhen ish diktatura perse te mos vjedhim edhe neve. Prova dhe fakte per vjedhjen e se mires publike mbas viteve 45 dhe 90 ka shume por une do te permendi shtetizimet masive dhe marrjen e prones nga ish komunistet dhe mbas vitit 90 privatizimet reformat ekonomike qe e vodhen te mire e perbashket ne favor te ish komunisteve dhe sigurimit te shtetit dhe oligarkeve.
Ky mentalitet u kthye e menyre te menduari dhe vepruari politik qe ka arritur kulmin me qeverisjen e Rilindjes dhe Edi Rames. Perse duhet te dekomunistizohet dhe dekriminalizohet politika dhe shoqeria shqiptare. Keta reforma te thella i kerkon koha ekonomia dhe shoqeria shqiptare. Prandaj te zgjedhurit e PD se dhe te djathtet ne parlament duhet te votojne pro ketyre reformave te kerkuara edhe nga partneret nderkombetare per shpetimin e demokracise be Shqiperi.
Personat Non Grata jane shpallur nga aleatet tone jetik SH B A dhe Mbreteri e Bashkuar te cilet kane prova per vendimet e tyre historike per shpetimin e demokracise ne Shqiperi. Eshte e pafalshme per nje vend qe aspiron integrimin te kete ne parlament persona non grata. Largimi i ish komunisteve nga politika eshte i domosdoshem kur ish vendet lindore i kane larguar me ligje ish komunistet nga politika para 20 viteve.
Si perfundim i bej thirrje te rinjve te Shqiperise intelektualeve medias se pavarur per ta mbeshtetur kete nisme per dekomunistizimin hapjen e dosjeve dhe largimin e non gratave per te ardhmen Perendimore te Shqiperise. Reformat gjysmake per keta ligje te domosdoshem kane qene te ndikuar edhe nga politika dhe gjeopolitika e vendeve te ish lindjes. Po sjelli nje shembull per te rinjte qe ari dhe shume mallra te shtetizuar me dhune mbas vitit 45 jane do derguar falas ne ish Jugosllavine Titiste. Prandaj duhen keta reforma mbasi Shqiperia nuk eshte ne rrezik por eshte vjedhur nga nje klase politike qe ka keqperdorur per interesa familjare voten dhe mbeshtetjen e shqiptareve te ndershem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu