Deklarata e fortë e Edi Ramës: Po e detyruan Kosovën për luftë, bashkohemi dhe ne

0

reu i qeverisë u shpreh se duhet bërë çmos që nga rajoni i Ballkanit Perëndimor të mbahet larg çdo mundësi konflikti. Rama shpjegoi edhe situatën në të cilën ndodhet Serbia në këtë kohë lufte e gjendur mes dy zjarreve: mes presionit të Rusisë nga e cila është e varur në shumë aspekte dhe mes presionit të Perëndimit.

Ai theksoi se Kosovës nuk ka nevojë të shkojë në drejtim të luftës edhe një herë, vetëm nëse –shtoi ai, do të jetë e detyruar ta bëjë diçka të tillë.

Nëse ndodh diçka e tillë, atëherë edhe Shqipëria do të jetë e detyruar të ndjekë atë drejtim, tha Rama duke shtuar “se ne jemi një”.

“Ne jemi shumë të vegjël për t’u kërkuar SHBA të reflektojnë. Por duhet të reflektojnë. Presidenti duhet të njihet me këtë çështje dhe ta udhëheqë. Se nuk është pamundur që gjithë ky komunitet vendesh të ketë rënë në këtë grackë të ngritur nga Rusia. Edhe në mos qoftë kjo, mënyra si është ndërtuar kjo, praktikisht i shërben Rusisë. As demokracisë, as viktimave të luftës… Mirë është ta mbajmë luftën larg nga kjo zonë. Luftën e duan ata që s’e kanë provuar. Unë hy te ata që s’e kanë provuar dhe s’dua ta provoj. Krahas luftës në Ukrainë, Rusia dëshiron të zhvendosë në Ballkan valën e dytë të përplasjes me perëndimin. që të destabilizojë rajonin dhe BE.

…Nuk kemi asnjë interes që Serbia të radikalizohet, e do të bëjmë çmos që në këtë situatë ku Serbia është mes dy zjarreve; presioni shumë i madh i Rusisë, që lidhet me mundësinë që vendi ka për ta shtrënguar Serbinë se e furnizon me shumëçka. dhe presionin e madh të perëndimit, që ajo e ndjen shumë, të shtyn në drejtimin e një kuptimi të drejtë të asaj që duhet të presim nga Serbia.

Kush pret që të hidhet në flakë për perëndimi nuk e kupton se çfarë vjen nga kjo s’ka mundësi ta bëjnë sepse populli i saj, 80 për qind mendojnë se putin ka të drejtë. por është e qartë që Serbia mund të qëndrojë në një distancë të mjaftueshme nga Rusia që flaka e kësaj luftë të mos vijë këtu.

Në këtë pikë ne mund të bëjmë tonën. Ky është thelbi i tradhtisë sime. Tradhti për të cilën unë nuk jam pishman. Mendoj që ne kemi vuajtur boll… Kosova nga lufta, shkatërrime, s’ka nevojë të shkojmë më në atë drejtim, veçse e detyrojmë, dhe po e detyruan Kosovën e detyrojnë edhe Shqipërinë sepse ne jemi një.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu