Vitet e fundit u vu re se vendin e telenovelave spanjolle e zunë produksionet turke.
Por kush ishin serialet turke që gozhduan teleshikuesit para ekranit dhe patën një shikueshmëri të lartë aq sa sot publiku do t’i shikonte edhe njëherë?
Ndër serialet më të ndjekur ka qenë ‘Ezel’. Ky film u rikthye në një kohë të dytë për t’u parë sërish nga kërkesat e shumta të teleshikuesve dhe pati po të njëjtën shikueshmëri.
Një tjetër serial turk është ‘Kuzey&Guney’. Historia e dy vëllezërve që dashuruan të njëjtën vajzë mbajti të gozhduar pas ekranit gjithë teleshikuesit.
‘Sulltanesha Kosem’, nje serial i ndarë në 3 pjesë, i cili pati gjithnjë shikueshmëri të lartë solli historinë e një sulltaneshe e cila sundoi botën për më shumë se 40 vjet.
‘Dashuri me qira’ është një tjetër serial që pati një shikueshmëri absolute me çiftin simpatik Omer dhe Defne.
‘Sulltani i madhërishëm’ ishte ndër të parët serial turk, i cili rrëmbeu zemrat e të gjithëve.
‘Fate të kryqëzuara’ ishte një tjetër serial turk i cili u pa me të njëjtin kuriozitet që prej fillimit deri në fund dhe solli historinë e dy vajzave të ngatërruara në martenitet.
Seriali ‘Xhanem’ dhe ‘Lugina e ujqërve’, u shfaqën shumë herët dhe sollën histori intrigash të njëpasnjëshme e hakmarrjesh të shumta.
Mund të themi pa frikë se jemi në dekadën e serialeve turke, sepse deri më tani ato janë shpallur si më të pëlqyerat, sa disa prej tyre kanë arritur të shfaqen deri në Amerikën Latine./revistawho.com