Xhemre, Ejlyl dhe Defne vihen në kërkim të autorit që shkaktoi aksidentin e Gokhanit. Defne sheh pamjet e kamerave dhe mëson se Nazan ka aksidentuar Gokhanin. Ajo tronditet kur mëson se e ëma është fajtore për vdekjen e Gokhanit. Defne vjedh pamjet por Ejlyl arrin t’ja marrë ato.
Kemal rrëmben Mesuden dhe bën aksident me makinë. Mesude më në fund e fal Kemalin. Defne shkon t’i tregojë Emines të vërtetën por Nazan e ndalon. Defne vendos të mos tregojë gjë me frikën se do të përfundojë në jetimore.
Ajo shkon në jetimore dhe kërkon për diskun por nuk arrin ta gjejë. Defne i vjedh çantën Ejlylit por disku nuk ndodhet as aty. Disku ka përfunduar në duart e Kemalit. Ai mëson se aksidentin e Gokhanit e ka bërë Nazani. Kemal vendos të përfitojë nga kjo prove që ka kundër Nazanit./revistawho.com