DASH i bën thirrje Kosovës për targat: Të zgjatet periudha e zbatimit

0

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të zgjasë periudhën e zbatimit të regjimit të ri të targave.

“I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të zgjasë periudhën e zbatimit të regjimit të ri të targave. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të demonstrojnë përkushtimin e tyre, përmes fjalëve dhe veprimeve, për një bashkëpunim konstruktiv për të siguruar një të ardhme paqësore”, shprehet ai në një postim në Twitter.

Qeveria e Kosovës ka vendosur zbatimin në disa faza të vendimit për konvertimin e targave serbe në ato RKS.

Përmes një deklaratë për mediat, kryeministri Albin Kurti u shpreh dje se deri më 21 nëntor do të jetë masa e qortimit, ndërsa nga 21 nëntori deri me 21 janar do të jetë masa e gjobitjes.

“Tani ne kemi zhvilluar diskutime edhe me ministrin e brendshëm edhe me ministrinë e linjës. Dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim, një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të zbatimit të këtij vendimi. Deri me 21 nëntor do të jetë masa e qortimit. Nga 21 nëntori deri me 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj. Pas secilës datë me 21 prill s’do të ketë më targa të tjera në Republikën e Kosovës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Vendimi i ri ka ardhur pas një takimi të Kurtit me ambasadorët e Quintit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu