Britania e Madhe vijon që të kthejë shqiptarët që zgjedhin rrugën e paligjshme për të qëndruar atje. Këtë herë janë 11 shqiptarë, mes tyre të dënuar me disa vite burg dhe emigrantë të paligjshëm. Sipas “Daily Mail”, grupi i shqiptarëve shoqërohej në avion nga 30 britanikë, të cilët ishin vendosur nga autoritetet vendase për tu siguruar që të depërtuarit të mos arratiseshin kur të mbërrinin në Shqipëri.
Në këtë fluturim, ishte edhe një person i dënuar me mbi 26 vjet burg, pasi akuzohej për krime të ndryshme në fushën e drogës. ndërsa të tjerët ishin persona të cilët kishin kaluar kanalin e “La Manshit” në mënyrë ilegale.
Mes tyre ishte edhe shtetasi Jorgen Bami, i dënuar me 27 muaj burg, pasi u kap në një fermë kanabisi me 250 rrënjë, me vlerë 147 mijë paund. Po ashtu, pjesë e grupit të parë ishte edhe Arben Rekaj, 25 vjeç, i cili është shpallur fajtor këtë vit për kultivimin e 99 rrënjëve kanabis, që kapte një vlerë prej 48 mijë paundësh. Një tjetër shqiptar ishte edhe Aurel Hoxha, 31 vjeç, “koka” e një ferme kanabisi në Bradford. Ai u dënua me 22 muaj burg në korrik të këtij viti, ndërsa rezultonte i dënuar për të njëjtën vepër penale edhe herë të tjera, në zona të ndryshme të veriut të Anglisë.
Nga ana tjetër, me opinionin se shqiptarët janë “pushtues”, sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suela Braverman ka gati ligjin që shqiptarëve iu ndalon azil kërkimin. Sipas gazetës “The Sun”, ndryshimet pritet të ndodhin përpara Krishtlindjes.
Janë 12.102 shqiptarë në pritje t’u shqyrtohet kërkesa për azil. Deri më tani mediat britanike kanë zbuluar se ky plan do ta përfshi Shqipërinë në listën e bardhë, duke mos-lejuar që shqiptarët të kenë të drejtë azil kërkimi. Kryeministri Rishi Sunak, u tha deputetëve konservator se për të është prioritet numër 1 korrigjimi situatës me emigracionin e jashtëligjshëm.