Çvlerësohen takimet Bardhi-Paloka!

0
Shkruan Zef Ndreka
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj na u shfaq tepër i alarmuar përballë gazetarëve.
Miratimi në Kuvëndin e Shqipërisë i ligjit për hapjen e plotë te dosjeve, e ka bërë shume agresiv spiunin, sa arriti te kërcënojë me varje por me kokë poshtë Ramën dhe Bashën!
Zhargoni i fjalimeve dhe përgjigjeve të tij po i ngjason çdo dite e më shumë atij të Berishës
Acarimi dhe agresiviteti i ish Presidentit, vjen pas intervistës së qartë e të prerë tek Zëri i Amerikës i Zëvëndës-Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Europën Gabriel Escobar.
Escobar bëri deklarata të forta dhe rikonfirmoi se demokracia ne Shqipëri dhe shteti funksional ligjor kane arritur kulmin e degradimit.
Deri më sot, ky ka qënë qëndrimi më i ashpër kundër qeverisë Rama dhe dyshës Berisha-Metaj që artikulohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas kësaj deklarate ku u dha e qartë situata politike, ekonomike dhe sociale që kalon Shqipëria, treshja e famshme e Bermudës shqiptare filluan lëvizjet.
Rama dhe qeveria e tij në një anë dhe dyshja “opozitare” Berisha-Metaj në kundërpërgjigje te Amerikës, u takuan dhe firmosën nje marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme vëndore!
Takimi dhe marrëveshja e firmosur nga Berisha-Metaj, përmbysi primaret e premtuara nga “legjenda”. U çvlerësuan takimet mes Bardhit dhe Palokës duke u tallur haptazi me gjithe demokratet e dy palëve që shpresonin dhe ëndërronin bashkëpunimin dhe pse jo bashkimin.
Tani për shqiptarët është e qartë, se korrupsioni i pushtetit të Edi Ramës, të non grat-ës Berisha dhe të alarmuarit Metaj, i bashkon fati i tyre I njejtë.
Kjo treshe tani, ka përballë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që udhëheqin luftën kundër korrupsionit dhe ndertimit të demokracisë , kanë përballë Drejtësinë e re shqiptare, kanë përballë Partinë Demokratike dhe idealet e saj euroatlantike si dhe shqiptarët që duan fundin e këtij tranzicioni te stërzgjatur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu