“Çukur”/ Sulltan paralizohet, Medet vjedh gjërat me vlerë të Vartollusë, Sulltan urdhëron Jamaçin të marr hakun e saj

0

Xhelajsun shikon makinën e Vartollus pranë shtëpisë ku qëndronte Sadet. Vartollu i kërkon Sadetes të qëndrojë në shtëpinë e tij përgjithmonë. Idriz shikon Sadeten dhe Vartollun sëbashku në të njëjtën shtëpi. Idriz nuk e lejon Sadeten të jetojë me Vartollun.

Vartollu vendos të rifillojë punën në biznesin e drogës. Sulltan zgjohet në prani të Idrizit. Emrah merr kryesinë e kompanisë së Bajkallës. Jamaç përlotet kur kupton se Sulltan ka shpëtuar. Sulltan është paralizuar.

Vartollu kërcënon me vrasje këdo nga punonjësit e tij që do ta lërë sërish në baltë. Emrah e kërcënon me armë një kryetar mafie i quajtur Ëjkyt. Emrah i kundërpërgjigjet duke e quajtur atë njeri pa kulturë dhe duke i drejtuar armën. Ëjkyt tenton të rrahë Emrah, por përfundon vetë i lënduar.

Medet hyn fshehurazi në ish shtëpinë e Vartollus në Çukur nga ku merr paratë dhe gjërat me vlerë të Vartollus. Sadet shikon Medetin dhe dëshpërohet kur mëson se Vartollu është larguar nga Çukuri.

Doktori i tregon Koçovallëve se paraliza e Sulltanës është një komplikacion post operator dhe nuk dihet nëse do të jetë në gjendje të ec më edhe pas fizioterapisë. Banorët e Çukurit presin daljen e Sulltanës nga spitali me duartrokitje dhe lule.

Sulltan fsheh nga të gjithë mërzinë për faktin që është paralizuar. Banorët e quajnë Sulltanën nënën e Çukurit dhe ajo preket. Nedret nxehet kur mëson se Sadet është kthyer në shtëpi. Banesa e Koçovallëve është përshtatur për jetesën e një banori me karrocë.

Nedret e ndjen veten fajtore para Sulltanës, por Sulltan i jep bekimin e saj. Sadet nuk gjen guzimin për t’u përballur me Sulltanën. Vartolu qëndron në krye të prodhimit të drogës dhe detyron njerëzit e tij që të punojnë natë e ditë pa fjetur.

Vartollu shqetësohet për Medetin kur mëson se ai ka shkuar në Çukur, pasi ka frikë se mund ta vrasin. Medet i tregon Vartollus se është takuar me Sadeten. Vartollu preket. Medet i tregon Vartollus se Sulltan është paralizuar.

Doktori ka këshilluar Koçovallëtë që të bëjnë Sulltanën të lumtur, në mënyrë që shanset e saj për të ecur të rriten. Sulltan nuk pranon ngushëllimin e Idrizit, por kërkon hakmarrje ndaj Medetit dhe Vartollus. Selim mbron Medetin para Sulltanës duke i thënë se plagosja e saj ka qenë një aksident.

Idriz nuk lejon që ta quajnë Vartollun djalin e tij. Sulltan urdhëron Jamaçin të marr hakun e saj, pasi në të kundërt do ta mohojë si djalë. Karaxha ka 18 vjetorin, por askush nuk e ka mendjen tek ajo. Akshën i kërkon Senës ndihmë për t’i bërë një surprizë Karaxhas. Sena planifikon të nxjerrë jashtë Akshënin dhe Karaxhan.paloma

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu