Ç’ndodhi me 2 tonë ar shqiptar në bankën italiane

0

Artan Lame ka rrëfyer historinë e arit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai tregoi se me largimin e mbretit nga vendi, 2.3 tonë ar mbeti në Bankën e Italisë në Romë.

“Në 8 shtator 1943 kapitullon Italia, Në Romë hynë gjermanët dhe një nga gjërat që bënë ishte dhe bllokimi i arit shqiptar në Banca d’Italia ku ishin 55 arka të vogla që u gjetën në bodrumet e bankës me siglën ari i Shqipërisë.

Operacionin për bllokimin e arit shqiptar e ndoqi Herbert Kapler e hoqi nga banka dhe e kyçi në një vend tjetër. Qeveria shqiptare kërkonte ose të kthehej në Shqipëri ose të dërgohej në një vend tjetër. Rreth 1 vit vijuan tratativat.

Në 6 Prill 1944 një nga gjërat që gjermanët morën ishte dhe ari ynë, që e çuan në Gjermani. Shqipëria u çlirua, Italia u çlirua, flori nuk u gjet gjëkundi”, tregoi Lame.

Më tej, në vijim të historisë Artan Lame tregoi se ky ar u gjet në vitin 1945 në një minierë kripe i fshehur në Gjermani.

“Në prill të vitit 1945 ishte vala e aleatëve që pushtonin Gjermaninë.  Pushtojnë një qytet të vogël në qendër të Gjermanisë dhe aty gjejnë një minierë kripe nja 800 metra në tokë dhe në këtë minierën gjejmë këtë që po shohim ne. Gjithë ari i Europës. Çdo thes ka një etiketë. Nga vjen, ça ka brenda, ku është marrë”, tha ai.

Por përse shteti shqiptar nuk arriti ta merrte arin që i përkiste dhe që sot përllogaritet në një vlerë prej 100 milionë eurosh?

Artan Lame pohoi se gjithçka ndryshoi me incidentin e Kanalit të Korfuzit, kur për dëmin që ju shkaktua anijes angleze Gjykata Ndërkombëtare e Hagës vendosi dëmshpërblimin ndaj Britanisë me një vlerë prej 844 mijë stërlinash.

“Anglezët thanë që ne po bllokojmë arin derisa ju të paguani shpërblimin”, tha Lame, i cili shtoi se në vitin 1996 në një marrëveshje me shtetin shqiptar vlera e arit u barazua me vlerën e dëmshpërblimit, duke e mbyllur këtë histori.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu