Çmimi për hakmarrjen mesjetare të Erion Veliajt ndaj një media është gjoba 110 milionë euro

0

Pak ditë më parë disa organizata të njohura të lirisë së shtypit reaguan ashpër ndaj kërcënimeve dhe shantazhit që kryebashkiaku i Tiranës i bëri administratorëve dhe drejtuesëve të faqeve satirike Lolita dhe JOQ duke zbuluar identitetin e tyre dhe të të afërmve të tyre. Kjo e bëri Ricardo Gutiérrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë, të shprehej shumë i zemëruar:  “Veliaj publikoi emrat dhe informacion shumë privat familjar të këtyre njerëzve, duke pretenduar se ai i ka “identifikuar” ata; rrjedhimisht ai i ka vënë ata drejtpërsëdrejti në rrezik fizik” tha Gutiérrez.

Por ky është larg të qenit rasti i vetëm kur kryebashkiaku, që kërkon një mandat të tretë në Tiranë, intimidon, kërcënon apo penalizon gazetarët dhe mediat kritike ndaj tij.

Në fund të muajit mars Gjykata e Arbitrazhit e Bankës Botërore i dha fund sagës gjyqësore për mbylljen e televizionit Agon Channel, duke e dënuar shtetin shqiptar me 110 milonë euro për arsye të një vendimi të marrë politikisht dhe jo konform ligjit. Për të marrë këtë vendim, gjykata vlerësoi përpos deklaratave të kryeministrit Rama edhe kërcënimin që Erion Veliaj, atëherë ministër i punës dhe mirëqenies sociale, i pati bërë pronarit të Agon Channel, Francesco Becchetti.

Ngjarja e asaj kohe bëri bujë. Të gjithë e mbajnë mend se si me “kursimet modeste të mamasë”, çuni i pastrueses, bëri një dasëm pompoze në kalanë e Gjirokastrës, në shatator të vitit 2014. Mes televizioneve të tjerë aty shkoi edhe një trupë e Agon Channel. Por kur ish ministri u vu në djeni që kamerat mund të filmonin më shumë sesa duhej ai filloi kërcënimet. Në vendimin e gjykatës së arbitrazhit të Bankës Botërore, figuron edhe mesazhi kërcënues që Veliaj i ka dërguar gazetares Sonila Meço që të mos pasqyronte dasmën e tij. Aty shkruhej: “…se kuptoj pse po ma bëni këtë…mendova se e latë marrinë me herën e fundit. Nuk e dua. Po më bëni armik me zor. Thuaj (Francesco Becchettit) që do të bëjë arimq gjithë qeverinë me zor”.

(Lart mesazhi i Veliaj per Sonila Meçon dhe faksimilja e vendimit tw gjykataw sw arbitrazhit tw Bankws Botwrore qe i referohet ketij mesazhi)

Një vit më pas Agon Channel u mbyll dhe në gjobën 110 milionëshe që do paguajnë taksapaguesit shqiptar ka luajtur rol sipas vendimit të gjykatës edhe sjellja kërcënuese e ish ministrit Veliaj.

Raste të tilla janë të zakonshme. Përpara se ta konsidetonte trafikant dhe ti shpallte luftë pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, Veliaj e trajtonte atë si mik, dhe e mburrte televizionin e tij. Madje ai i përgjërohej Ylli Ndoqit që mos linte një të tretë të futej mes marëdhënies së tyre. Tashmë publiku ka parë mesazhin që kryebashkiaku i shkruan pronarit të Ora Neës, kundër gazetares Beti Njuma, që i jepte shumë hapsirë çështjes së teatrit Kombëtar: “Mos lejo një hajvane të futet mes nesh”. “Nuk ia fal asaj” shkruante Veliaj pak kohë përpara se SPAK të sekuestronte Ora News.

Përpos televizioneve që janë mbyllur apo sekuestruar, Erion Veliaj ka gisht të drejtpërdrejtë edhe në mbylljen e emisioneve apo largimin e gazetarëve nga puna. Kështu Vizion Plus nuk lejoi transmetimin e emisionit investigativ “Publicus” të Artan Ramës duke sjellë edhe mbylljen e tij. Tema e dokumentarit që u çensurua ishte: përgjegjësia e bashkisë së Tiranës për vdekjen në landfillin e Sharrës të adoleshentit Ardit Gjoklaj.

Kjo jetë e humbur që e përndjek si një makth kryebashkiakun është bërë sebep edhe për largimin tjetër nga puna. Kur gazetarja e televizionit A1 Alida Tota, në gusht të vitit 2016 vendosi të hetojë mbi këtë ngjarje, kronika e saj jo vetëm që nuk u transmetua kurrë, por ajo humbi edhe vendin e punës automatikisht. Ajo akuzoi direkt Veliajn se kishte ndërhyrë për ndëshkimin e saj

Pra, rastet janë aq të shpeshta sa mjaftojnë për të vërtetuar një linjë sjellje të përcaktuar qartë. Karriera politike e “Lalit” është bazuar në dy shtylla. Ose kurim të imazhit përmes kronikave rozë dhe kasetave të gatshme, ose në të kundëet, në një luftë të hapur ndaj atyre që rrefuzojnë ta bëjnë këtë shërbim qoftë edhe në një moment të vetëm. Aq e fortë është kjo tendencë sa atë e kanë vënë re edhe organizatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit. “Reporterët pa kufij” kur e vlerësuan vitin e shkuar Shqipërinë si të fundit në Ballkan duke e bërë të humbasë plot 20 vende në klasifikimin botëror, përmendën edhe ato media pronarët e të cilave marrin leje ndërtimi. Kjo lloj marëdhënie paguget me çmimin e përkeqësimit të demokracisë shqiptare. Ndërsa tjetra, si ajo me mediat që si binden Veliajt, (rasti Becchetti), paguhen me 110 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu