Çmenduri, Angela merkel orë 100 paund, Arben Ahmetaj xhup 1590 dollarë

0

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel është një ndër gratë më të fuqishme në botë dhe përshkruhet gjerësisht si “udhëheqësja” e Bashkimit Evropian. Por edhe pse zotëron një pushtet që do ta donin të gjithë ajo shfaqet gjithmonë e kuruar dhe me detaje minimaliste dhe shumë pak të kushtueshme.

Prej disa vitesh zonja e parë e Gjermanisë shfaqet me një orë model Boccia Titanium 285 mm 405-02 me rripa të zi, dhe ka një çmim modest prej 100 paund . Por duket se krejt e kundërta ndodh me politikanët tanë të cilët në çdo moment reklamojnë veshjet e shtrenjta dhe darkat luksoze. Kujtojmë këtu ministrin e Financave Arben Ahmetaj i cili edhe pse në kohë krize shfaqet me xhup tigri Moncler i cili kushton plot 1.590.00 dollar.

Pra një ministër financash në Shqipëri mund të blejë një xhup super të shtrenjtë, ndërsa kancelarja e një prej shteteve më të fuqishme në Europë mban prej disa vitesh orën 100 dollarëshe???

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu