Çmëndet deputeti?! Deklaron se Sali Berisha as pyet për gjakata as ç’thotë Ambsadorja e SHBA-ve

0

Deputeti i Foltores Luan Baçi ka qenë i ftuar në “Radar Informativ” në Abc, ku ka folur për bashkimin e demokratëve dhe çështje të tjera të opozitarizmit në vend.

Ai tha se në PD nuk mund të flitet për negociata, por për bisedim mes kolegëve, pasi partia është një e vetme.

Baçi shtoi se nuk i vjen mirë që dëgjon Gazment Bardhin të thotë se foli me deputetin e mandatuar, Edi Paloka, pasi ky i fundit është kryetar i këhsillit Kombëtar, ku janë gjithashtu të gjithë deputetët.

Ashtu si Berisha, edhe Baçi i bëri thirrje Alibeajt dhe grupit të tij të tërheqin padinë, pasi kryetarin e PD e zgjedhin demokratët.

“Të tërheqin anikimin e paligjshëm që kanë bërë në gjykatë për të bllokuar legjitimitetin e PD. PD nuk zgjedh kryetarin në gjykata. E kanë zgjedhur demokratët dhe nuk i heq dot as gjykata e as ambasadorja e SHBA”, tha Baçi.

Ai foli edhe për protestat që PD ka paralajmëruar, por deri tani nuk janë zhvilluar, duke thënë se partia doli nga një proces i vështirë i ringritjes dhe rinovimit të strukturave.

Baçi u shpreh pro protestave lokale, teksa tha se të qëndrosh dy-tre orë në shesh nuk e rrëzon regjimin, por duhet më shumë se kaq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu