Pasardhësi i Boris Johnson si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar do të zbulohet sot, nëse do të jetë Liz Truss apo Rishi Sunak.
Truss ose Sunak do të emërohet lider i konservatorëve dhe kryeministër i Britanisë së Madhe, pas dorëheqjes së Boris Johnson.
Fituesi i një gare që ka zgjatur gati dy muaj do të shpallet pas orës 12:30 ndërsa të martën do të marrë zyrtarisht detyrën e kreut të qeverisë.
Kryeministri i ri që do të marrë detyrën do të përballet me një ekonomi që është në rënje dhe me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve, shkruan BBC.